Ukraina kërkon ndihmën e SHBA-së për t´u pajisur me armët që do të mund të përballonin agresionin rus.
Agjensia Unian shkruan se SHBA i është dhënë një listë me armët specifike që duhen për t´u pajisur ushtria e Ukrainës, ndërsa njoftimi është bërë i njohur nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës gjenerali Viktor Muzhenko.
Gjenerali ukrainas thotë se të gjitha negociatat me homologët amerikanë janë zhvilluar, ndërsa vendimi i takon Uashingtonit.
Muzhenko thotë se Ukraina ka kërkuar pajisje zbuluese ajrore, sisteme raketash anti-tank dhe sisteme të luftës elektronike.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm shtoi se tani Ukraina pret që SHBA të marrë një vendim. /tesheshi.com/