Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ujërat e zeza mbysin Mitrovicën; infektohen edhe selitë e partive politike (Foto+Video)

by te Sheshi
06/08/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Ujërat e zeza mbysin Mitrovicën; infektohen edhe selitë e partive politike (Foto+Video)

Nga Gani Gashi

IMG_6682Ujërat e zeza janë kthyer në një kërcënim real për qytetin e Mitrovicës, në mënyrë të veçantë në këto ditë kur regjistrohen temperatura tepër të larta.

Ekspertët paralajmërojnë për rrezik real të epidemive të ndryshme që përmbajnë fekalet, ku përfshihen katastrofa nga më të tmerrshme, madje edhe ato që janë zhdukur prej shekujsh.

Prej kohësh bodrumet e ndërtesave që gjenden në Sheshin e ‘Jasharajve’ në Mitrovicë, janë të përmbytura me ujëra të zeza, por askush nuk e vë ujin në zjarr.

Dhe ajo që është flagrante në këtë panoramë, edhe selitë e degëve të partive politike që ndodhen në qoshe të shëmtuara, janë të rrezikuara por askush nuk ngre zërin.

Zyrtarët e institucioneve të Mitrovicës si, dhe ata të Ujësjellës kanalizimeve fajësojnë njëri tjetrin, ndërkohë që banorët fajësojnë institucionet.

Ndërsa ekspertët e mjekësorë alarmojnë për ndonjë katastrofe ambientale dhe njerëzore në këto ditë vape, nëse nuk ndërmerren masa të menjëhershme për largimin dhe dezinfektimin e këtyre bodrumeve.

“Mos rregullimi i rrjetit të kanalizimit në zemër të Mitrovicës është burim ideal i shumë infeksioneve banale”, ka thënë shefja e repartit të Infektives të Spitalit të Mitrovicës, Luljeta Buçinca Zhubi, për portalin tesheshi.com.

Sipas saj, “vetëm ai ujë që ka përmbajtje të jashtëqitjeve njerëzore, e që për një kohë të gjatë është shtresuar aty, duke pasur parasysh edhe insektet, brejtësit si dhe njerëzit që lëvizin lartë e poshtë, është si një minë me sahat që pritet vetëm të shpërthejë në ndonjë katastrofe njerëzore dhe ambientale”.

‘Në këtë rast nuk dua të flas për banorët e atyre ndërtesave që jetojnë aty, se çfarë rreziku i madh i pret, por në radhë të parë aty gjenden bare e fast-food-e, ku njerëzit konsumojnë pije e ushqime të ndryshme që lahen nga uji që vjen në rubineta.

Nëse funksionojnë institucionet, këto lokale menjëherë duhet të mbyllshin, pasi gjenden mbi bodrume që janë të mbushura me ujëra të zeza, prej një kohë të gjatë”, thekson Buçinca Zhubi.

Kryeinfektologia e Mitrovicës, më tej ka shtuar se nga ato bodrume duhet menjëherë të largohen ujërat e zeza, pastaj të bëhet dezinfektimi dhe tharja e tyre, në të kundërtën e gjithë përgjegjësia për ndonjë epidemi do të bjërë mbi institucionet komunale të Mitrovicës.

Ndërsa Naim Hajra, Drejtor i Drejtorisë së Inspektoratit, në Mitrovicë ka theksuar se inspektimet kanë parë situatën në terren, ku është konstatuar se bodrumet e disa ndërtesave në sheshin e ‘Jasharajve’ janë të mbushura me ujëra të zeza.

“Inspektimi ka kërkuar nga Kompania e Ujësjellësit që të rregullojë rrjetin e kanalizimit, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Komuna e Mitrovicës këto ditë do të dërgojë në Gjykatën Themelore në Vushtrri një padi ndaj Ujësjellësit, që nuk po i kryen detyrat që i ka të parapara me ligj”, ka thënë Hajra.

Nha ana tjetër, Blerim Baruti, Drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, ka akuzuar direkt kompaninë e Ujësjellësit si të pa përgjegjshme.

“Kompania e ujësjellësit e kanalizimeve në Mitrovicë është e pa përgjegjshme. pasi nuk është duke i kryer detyrat e saj, që i ka të parapara, edhe pse disa herë është sugjeruar nga komuna për këtë problem”, tha Baruti.

Ndërsa zv/drejtori i kompanisë së Ujësjellësit të Mitrovicës, Kadri Istrefi, ka mohuar që Ujësjellësit të jetë përgjegjës për ujërat e zeza që kanë vërshuar ndërtesat në sheshin “Adem Jashari’.

“Ujësjellësi mbi 6 herë i ka pastruar ato bodrume dhe kemi pasur një kosto shumë të lartë”, ka thënë Istrefi.

“Rrjeti i kanalizimit jashtë ndërtesave është përgjegjësi e Ujësjellësit, por në rastin konkret problemi qëndron tek rrjeti i brendshëm i kanalizimit, që është përgjegjësi e vetë banorëve dhe dyqaneve që gjinden aty”, ka thënë zëvendësdrejtori i Ujësjellësit të Mitrovicës Kadri Istrefi.

Ndërsa banorët e këtyre ndërtesave që bodrumet iu kanë mbushur, me ujëra të zeza janë të shqetësuar për shëndetin e tyre dhe për rrezikun që këto ujëra paraqesin edhe për fëmijët.

Gani Beshiri, njëri ndër banorëve, i ka thënë portalit tesheshi.com se “përveç rrezikut nga përhapja e ndonjë epidemie, ekziston rreziku permanent edhe për mbytje të fëmijëve në këtë ujë, i cili tani veç ka mbërritur në nivelin e mbi 2 metrave lartësi.

Institucionet duhet të ndërhyjnë sa ma shpejt, që të parandalojnë ndonjë epidemi apo edhe ndonjë mbytje të fëmijëve të cilët luajnë mbrapa ndërtesave e që kanë qasje direkt në bodrum, e jo vetëm atëherë kur të ndodhë ndonjë fatkeqësi”.

Ndërsa pronaret e bareve që gjenden mbi këto bodrume nuk kanë dashur që të flasin për mediat për këtë problem, nga frika se mund të pësojnë ndëshkime nga ana e institucioneve.

Mentor Sylejmani, një banor i Mitrovicës, nuk kursen ironinë duke folur për këtë problem. “Po me dhimbsen banorët, se është mirë që një epidemi t’i preke të gjitha partitë politike që kanë zyrat mbi këto bodrume e që janë të mbushura me ujëra të zeza”, ka thënë Sylejmani.

“Por, më duket se partitë politike, degët e tyre në Mitrovicë janë mësuar me këtë erë, sepse populli me këtë emër po i thërret Partitë Politike”, thotë me qesëndi, Mentor Sylejmani.

Duhet thënë se partitë kryesore politike: AKR-ja, PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, degët në Mitrovicë i kanë zyre mbi këto bodrume që janë të mbushura me ujëra të zeza./tesheshi.com/

Tags: Mitrovicaujrat e zeza

Related Posts

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?
Sociale & Shoqëri

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Aviacioni turk: një dënim “për padurim”
Sociale & Shoqëri

Aviacioni turk: një dënim “për padurim”

19/05/2025
Next Post
Motoçiklisti kalon dallgën gjigante me motor, fotoja spektakolare bën xhiron e rrjetit

Motoçiklisti kalon dallgën gjigante me motor, fotoja spektakolare bën xhiron e rrjetit

Gjermania: Nuk ka azil për asnjë shqiptar, Shqipëria është vend i sigurt!

Nuk ka më kthim me para për azilkërkuesit, Ambasada Gjermane: Ishte ofertë deri më 24 Korrik

Budallallëk apo dashuri e tepërt për kafshët? Ja çfarë bën kjo grua për pulën e saj

Budallallëk apo dashuri e tepërt për kafshët? Ja çfarë bën kjo grua për pulën e saj

TË FUNDIT

  • Të fundit
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni