Vetëm pak ditë para se Kosova të votohet për pranimin në UEFA dhe FIFA, zyrtarët më të lartë të këtyre organizatave të rëndësishme të futbollit botëror kanë vizituar Kosovën.
Pas vizitës dyditore, ku përfshihet edhe vizita në stadiumet e Prishtinës dhe të Mitrovicës, komisioni do të përgatisë një raport, të cilin do t’ia paraqesë Kongresit të UEFA-s, që më 3 maj do të mblidhet në Budapest dhe do të votojë “pro” ose “kundër” pranimit të Kosovës.
Ka qene kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili ka pritur perfaqesuesit e UEFA dhe FIFA.
“Është formuar një byro, një komision ‘ad hoc’ që përbëhet në nivelin më të lartë nga Senesh Ezrik, i cili është kryetar i Asociacionit të Federatave sportive Botërore; nga Piter Gillerom, i cili është nënkryetar i UEFA-s dhe FIFA-s; nga Nicola Luca, administrator i shërbimeve ligjore; si dhe Thierr Favre, përfaqësues nga UEFA. Ky komision ka ardhur këtu që të vlerësojë aplikimin tonë. Do të thotë që të shihet nga dora e parë, nëse është real aplikimi që kemi bërë”, tha Eroll Salihu, sekretar i përgjithshëm i FFK-së.
Zyrtarët e UEFA-s dhe të FIFA-s vlerësuan aplikimin si të shkëlqyeshëm, ndaj u organizuan takime edhe me Presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Isa Mustafa dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala – tha Salihu.
Më tej ai shtoi se delegacionet e dy vendeve do të qendrojnë në Kosovë 2 ditë dhe do të vizitojnë edhe stadiumet e Prishtinës dhe të Mitrovicës.
Më 3 Maj, Kongresi i UEFAS do të mblidhet në Budapest dhe do të votojë “pro” ose “kundër” pranimit të Kosovës.
/tesheshi.com/