Është bërë publik udhëzimi i kreut demokrat Basha lidhur me protestën e paralajmëruar të 16 marsit, ku ajo që bie në sy është detyrimi për të paguar koston financiare të atyre që do vijnë nga rrethet.
“Përgatitja e logjistikës për transportin dhe shpenzimet në ditën e protestës; caktimi i vendit të nisjes nga Dega”, është një ndër pikat e udhëzimit.
Pagesa e atyre që protestojnë ka qenë gjithnjë objekt debati në raste të tilla. Ato shihen si “blerje” e protestës, por dhe si aferë financiare e partive për joshjen e njerëzve. /tesheshi.com/