Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Udhërrëfyes për zgjedhjet në Hollandë: vendimtare për të ardhmen e BE-së

by te Sheshi
15/03/2017
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Udhërrëfyes për zgjedhjet në Hollandë: vendimtare për të ardhmen e BE-së

Hollandezët nuk janë shquar ndonjëherë si njerëz që i kanë të rëndësishme zgjedhjet. Haga prej kohësh njihet si një bastion i sjelljeve liberale europiano-perëndimore dhe politikës konsensuale – jo saktësisht gjërat që mund të bëjnë të shitshme gazetat. Por, gjërat kanë ndryshuar, dhe falë rritjes së fatit të superstarit të së djathtës ekstreme, një konflikti të çuditshëm me qeverinë e Turqisë dhe gjendjes aktualisht të rrezikuar të Bashkimit Europian, njerëzit duket se po presin me padurim të votojnë.

Ndërsa votohet këtë mërkurë, rezultati mund të përfaqësojë një ndryshim të madh për Hollandën, në mos për kontinentin. Por çfarë duhet pritur saktësisht? Ja një udhërrëfyes:

Si funksionon sistemi?

Votuesit hollandezë votojnë në zgjedhjet që do të përcaktojnë përbërjen e Tweede Kamer, dhomës së ulët dhe më të rëndësishme të parlamenti. Bëhet fjalë për një sistem të përfaqësimit proporcional, që përdor listatpartiake, kështu që votuesit nuk do të votojnë specifikisht kandidatët: në vend të kësaj, ata do të votojnë për partitë. Në varësi të numrit të votave që do ta marrin, partive do u ndahen 150 vende e parlamentit, gjithnjë nëse ato marrin më shumë se 0.67 për qind të votave, që është edhe pragu i kërkuar për një vend në parlament.

Çdo parti që do të kontrollojë një shumicë prej 67 vendesh në parlament – ose të vetat ose në koalicion – do të formojë qeverinë hollandeze, edhe pse ndonjëherë janë të mundshme edhe qeveritë e pakicës. Lideri i partisë me numrin më të madh të vendeve në Tweede Kamer do të jetë kryeministër.

Rezultatet e votimit priten në orët e hershme të së enjtes. Pjesëmarrja pritet të jetë e lartë, qytetarët hollandezë regjistrohen automatikisht si votues dhe në zgjedhjet e fundit kanë votuar 74.6 për qind e tyre.

Kandidatët kryesorë për kryeministër të vendit janë disa. Duke pasur parasysh natyrën e fragmentarizuar të skenës politike hollandeze dhe pasigurinë në ndërtimin e koalicioneve, është pak e vështirë të dalësh në një përfundim se kush mund të jetë kryeministër. Sidoqoftë, sondazhet tregojnë se Mark Rutte, kryeministri aktual dhe lideri i partisë pro-biznesit, asaj të Lirisë dhe Demokracisë ka gjasat më të mëdha.

Parti të tjera që dalin mirë në sondazhe janë kristian-demokratët, një parti e qendrës së djathtë dhe demokratët.

E sigurisht edhe partia kundër-emigrantëve Partia e Lirisë, që drejtohet nga rrëmeti Geert Wilders. Kjo parti ka qenë mirë në sondazhe deri vonë, mirëpo nisi të zbresë së fundmi.

Bjondi pa ngjyrë, një dashurues i rrjeteve sociale ka qenë i përfshirë në politikë që prej fillimit të viteve 1990. Sidoqoftë, ai u bë i njohur ndërkombëtarisht kur mori kërcënime me vdekje dhe u morr nën ruajtje nga policia, duke jetuar në një shtëpi të sigurtë.

Wilders e formoi Partinë e Lirisë në vitin 2006. Partia është virtualisht e tij, me atë protagonist dhe ndërmerr një linjë të ashpër ndaj emigracionit, Islamit dhe tipike euroskeptike. Partia e Lirisë ka qenë një forcë e fuqishme në politikën hollandeze gjatë disa zgjedhjeve të kohëve të fundit, madje për një kohë të shkurtër u bë edhe pjesë joformale e koalicionit të Rutte-s në vitet 2010-2012 përpara se ta braktiste atë, duke nxitur edhe rënien e qeverisë.

Wilders ka dominuar titujt e parë të shtypit përpara votimit dhe ekziston një ndjesi, se ndërsa ai dikur ndodhej në zgrip, tani ai është pjesë e një grupi më të gjerë populistësh të krahut të djathtë që mund të përfshijë edhe Trump, sikundër ata të Britanisë, Francës dhe Alternativën për Gjermaninë.

Partia e Lirisë pritet të dalë mirë në votimin e së mërkurës, madje mund të fitojë më shumë vota në përgjithësi. Por pjesa më e madhe e  njerëzve nuk llogarisin idenë që Wilders mund të jetë kryeministri i ardhshëm hollandez,  e ai madje mund të mos marrë pjesë fare në qeveri.

Por, si ka mundësi që dikush që fiton pjesën më të madhe të votave të mos bëhet kryeministër?

Sistemi hollandez është mjaft i ndryshëm nga sistemet e tjera europiane dhe ai amerikan. Të marrësh më shumë se 76 vende në dhomën e ulët të parlamentti është gati e pamundur dhe çdo qeveri hollandeze që prej vitit 1945 ka pasur nevojë për të formuar koalicion në mënyrë që të funksionojë.

Procesi i formimit të qeverisë është i gjatë dhe i komplikuar e në një farë mënyre mund të jetë po aq i rëndësishëm sa edhe vetë votimi. Deri më tani, të gjitha partitë e mëdha apo të mesme kanë refuzuar të punojnë me Wilders, si për shkak të retorikës së tij ashtu dhe për qëndrimin e mëparshëm politik kur shkatërroi koalicionin dhe qeverinë ku merrte pjesë. Kjo do të thotë se edhe nëse ai  merr numrin më të madh të vendeve në parlament, le të themi 25 vende, të tjerët do të jenë në gjendje që të formojnë një koalicion edhe pa të.

Por, përse është Wilders kaq i rëndësishëm?

Wilders mendohet se tashmë ka pasur një ndikim të madh në tonalitetet e zgjedhjeve. Rutte në veçanti është akuzuar për një anim drejt së djathtës me letrën provokative drejtuar emigrantëve dhe në përfshirjen në një ngërç diplomatik me qeverinë turke.

Është gjithashtu, e qartë se edhe nëse Wilders nuk flet në emër të shumicës së qytetarëve hollandezë, ka shumë njerëz që kanë simpati për pikëpamjet e tij ndaj emigracionit. Sipas një sondazhi të Pew të vitit të kaluar, vetëm 17 për qind e vendit mendonte se diversiteti i grupeve etnike dhe kombësive e bënte vendin e tyre më të mirë, një nga rezultatet më të ulëta të të gjitha shteteve të vëzhguara.

Edhe pse anëtarësia në BE nuk ka qenë çështje kryesore në zgjedhje (edhe pse Wilders mbështet një “Nexit”, ai nuk ka folur shumë për këtë) sondazhet tregojnë se rreth gjysma e vendit do të dëshironte një referendum për anëtarësinë. Është e vështirë të zbulosh sesa fort është ngulitur një ndjesi e tillë. Vendi ka një ekonomi të mirë dhe krahasimisht me vende të tjera, ka pranuar një numër të vogël emigrantësh dhe refugjatësh.

Çfarë duhet pritur?

Së pari, nëse Partia e Lirisë del mirë në zgjedhje, pas rënies në sondazhe, kjo do të përbëjë një tronditje tjetër të madhe për elitën europiane, pasi sugjeron se shqetësimet për emigracionin janë më thella sesa mendoheshin.

Së dyti, duhet parë sesi do të dalin partitë politike tradicionale të elitës. Tre partitë më të mëdha të vendit e kanë humbur ndikimin e dikurshëm në elektorat. Votuesit hollandezë janë të njohur se e ndajnë mendjen në momentin e fundit dhe votojnë me pritshmërinë për koalicionin që dëshirojnë, kështu do të jetë interesante dalja e rezultateve për të parë nëse këto parti vazhdojnë rënien.

Nëse kjo ndodh, do të thotë se parti si ajo e Lirisë do të kenë më shumë hapësirë manovrimi në të ardhmen.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!
Analizë

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?
Bota & Rajoni

Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

12/05/2025
Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës
Bota & Rajoni

Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

12/05/2025
Next Post
Patundshmëritë në emër të ish-Jugosllavisë e të Serbisë bëhen të Kosovës, reagon Lista Serbe

Patundshmëritë në emër të ish-Jugosllavisë e të Serbisë bëhen të Kosovës, reagon Lista Serbe

Ushqimi që i bën mirë trurit dhe lufton depresionin në mënyrë natyrale

Ushqimi që i bën mirë trurit dhe lufton depresionin në mënyrë natyrale

Basha nga çadra e protestës: Ramën nuk e shpëtojnë nga ndëshkimi, projektet fasadë

Basha nga çadra e protestës: Ramën nuk e shpëtojnë nga ndëshkimi, projektet fasadë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

12/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

12/05/2025
Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

12/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni