Rikthehet në Francë piktura e Picasso “La Coiffeuse”, e vjedhur 14 vite më parë në muzeun kombëtar të artit modern në Paris. Lajmi raportohet nga CNN, ku thuhet se piktura u dorëzua në ambasadën franceze në Washington (SHBA), ditën e djeshme nga autoritete amerikane.
Vepra e artistit të madh spanjoll, është një tablo kubiste e vitit 1911 me një vlerë prej 15 milionë dollarësh. Ajo u rigjet në dhjetor të vitit 2014 në një kamion të nisur nga Belgjika, me destinacion për në Newark, New Jersey.
Piktura u ekspozua për herë të fundit për publikun në vitin 1988 në Mynih të Gjermanisë. Më pas u kthye në Paris, ku vjedhja e saj u pikas në vitin 2011./tesheshi.com/