UEFA gjobiti Federatën e Futbollit të Malit të Zi me 15,000 euro për brohoritje jo të denja në një ndeshje me Kosovën, luajtur në Prishtinë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian 2020.
Për shkak të incidenteve në të njëjtën lojë, pra hedhjen e objekteve në fushë, UEFA ka gjobitur edhe Federatën e Futbollit të Kosovës me 5,000 euro, ka njoftuar faqja zyrtare e UEFA-s.
Ndeshja u luajt në 14 tetor, dhe skuadra e Kosovës fitoi me rezultat 2-0.
Federata malazeze është ndëshkuar më ashpër dhe për brohoritje raciste të tifozëve në një ndeshje kundër Anglisë, e cila u luajt në Podgoricë. /tesheshi.com/