Mariana Checheljuk, një police 24-vjeçare nga qyteti ukrainas i Mariupol, u lirua pasi kaloi më shumë se dy vjet në robërinë ruse, shkruan Ukrainian Pravda.
Checheljuk ishte pjesë e shkëmbimit të 52-të të robërve të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.
⚡️Today, during the exchange of prisoners of war, the investigator from Mariupol, Mariana Checheliuk, was returned to Ukraine, – the Coordination Headquarters for the Treatment of Prisoners of War.
👉 Follow @blyskavka_ua pic.twitter.com/aATfiQyaUW
— BLYSKAVKA (@blyskavka_ua) May 31, 2024
Pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, Checheljuk dhe motra e saj më e vogël u fshehën nga ushtarët rusë në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol.
Pasi civilët u evakuuan nga uzina e çelikut, motrat u ndanë në një kamp filtrues rus.
Sapo dëgjuan se ku punonte Checheljuk para pushtimit, rusët e morën atë në paraburgim në Donetsk, në Ukrainën lindore. Më vonë ajo u transferua në një kamp të burgosurish lufte në Olenivka, rajoni Donetsk. Ajo u mbajt në një burg në qytetin e Taganrog në Rusinë jugperëndimore dhe në një burg në Mariupol.
Natalija Checheljuk, nëna e Marianës, tha në janar se rusët u përpoqën ta rekrutonin atë dhe se ata e kërcënuan dhe i ofruan një pagë të madhe.
Natalija Checheljuk tha se rusët e lanë të bijën të vuante nga uria, e rrahën dhe e abuzuan në mënyra të ndryshme. Në paraburgim, ajo u sëmur me bronkit kronik. “Ajo humbi shumë peshë, sistemi i saj imunitar u dobësua, flokët filluan t’i binin dhe asaj iu ndërprenë periodat,” shtoi Natalija Checheljuk.
Ukrainska Pravda shkruan se Natalija i dërgoi letra Marianës, por Mariana nuk i mori ato.
Si pjesë e shkëmbimit të 52-të të robërve të luftës me Ukrainën, Rusia liroi 70 burra dhe pesë gra. Të paktën një e treta e të liruarve kishin lëndime, sëmundje të rënda ose paaftësi, shkruan Ukrainska Pravda. /tesheshi.com/