Kryeministri turk Ahmet Davutoglu deklaroi të dielën se vendi i tij ka organizuar një operacionin ushtarak pranë Halebit në Siri, ku është bërë i mundur transportimi i eshtrave të Sulejman Shah (Gjyshi themelues i Perandorisë Osmane) duke evakuar me sukses ushtarë turq që e ruanin atë.
Davutoglu tha në një konferencë për shtyp në selinë e komandës ushtarake të dielën në mëngjes, se eshtrat e Sulejman Shah janë transferuar me sukses në Turqi, ku do të qëndrojnë përkohësisht si një prelud për t`u rikthyer sërish në Siri. Ai vuri në dukje se zona në fshatin ‘’Ashimeh” e Sirisë është vendosur nën kontrollin ushtarak turk dhe se flamuri saj është ngritur atje në përgatitje për transferimin e eshtrave më vonë.
Ai theksoi se u evakuuan 38 ushtarë turq të cilët ruanin varrin e Sulejman Shahut, zonë kjo e kontrolluar nga ISIS. Ky proces përfshiu njëqind automjete ushtarake, 39 tanke dhe 572 ushtarë dhe është realizuar nga kalimi qendrës ndërkufitare Murshid Binar në juglindje të vendit.
Ai vuri në dukje se ky operacion ushtarak u vendos për shkak të përkeqësimit të situatës në enklavën turke, e cila mbulon një sipërfaqe prej disa qindra metra katrorë. Ai deklaroi se Turqia nuk ka kërkuar leje apo ndihmë për këtë operacion, por ka lajmëruar aleatët e koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS-it, pas fillimit të procesit.
Davutoglu shprehu kënaqësinë e tij “për funksionimin e duhur” të operacionit ushtarak, që ishte një “rrezik i lartë” dhe i cili zhvillua në një thellësi prej tridhjetë kilometrash brenda territorit sirian, pavarësisht vdekjes së një ushtari në proces.
Operacion pa përleshje
Kryesia e shtabit të përgjithshëm turk ka thënë se procesi nuk pati ndonjë përplasje, përveç një aksideneti ku humbi jetën një ushtarë turk.
Darih është zonë turke në bazë të një marrëveshjeje ndërkombëtare të nënshkruar më 1920.
ISIS e ka rrethuar këtë muzeoluem disa herë dhe ka kërcënuar se do shpërthejë atë, madje janë zhvilluar edhe përleshje midis tyre dhe ushtrisë turke. Kjo zonë ruhet nga ushtarë turq të cilët kanë dy muaj që nuk ndërrohen për shkak të kushteve të këqija ushtarake në terren.
Nga ana e saj, Turqia ka kërcënuar të gjitha fraksionet e tjera dhe ISIS-in se do të hakmerret nëse sulmohet ky muzeoleum historik apo ushtarët turq të cilët e ruajnë atë.
Aljazeera, përgatiti Enklid Pelari
Hey! Do you know if they make any plugins to assist with SEO?
I’m trying to get my blog to rank for some targeted keywords but I’m not seeing very good success.
If you know of any please share. Cheers! I saw similar blog here: Eco blankets