Votimet në zgjedhjet e përgjithshme në Turqi kanë mbaruar në orën 17:00 me orën turke, por rezultatet e para sapo kanë dalur. Duket qartë se partia në pushtet është pranë sigurimit të një mandati tjetër.
Deri tani janë hapur 66 për qind e kutive të votimit, dhe AKP-ja, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, kryeson me 43.6%.
Partia kryesore e opozitës, CHP-ja, ka mbledhur deri tani vetëm 24.3% të votave, shifra e zakonshme në zgjedhjet e dekadës së fundit.
Në vend të tretë janë nacionalistët e MHP-së, me 17.1%.
Partia prokurde, HDP-ja, sipas rezultateve të deritanishme e ka kaluar pragun elektoral, ndërsa ka 10.75 të votave.
Numërimi vazhdon ende, por rreth dy orë më pas do ketë një rezultat thuajse përfundimtar.
Në votime kanë marrë pjesë rreth 84% e votuesve, një pjesëmarrje e lartë, që tregon për interesin e votuesve për të vendosur mbi të ardhmen e tyre. /tesheshi.com/