Ministria e Jashtme e Turqisë njoftoi sonte se i ashtuquajturi plani i paqes në Lindjen e Mesme ka lindur i vdekur. Kjo, sapo Trump e shpalli atë në Shtëpinë e Bardhë, krejt njëanshmërisht, vetëm me Benjanim Netanjahun përballë.
“Plani i ashtuquajtur i paqes në Lindjen e Mesme të SHBA lindi i vdekur,” tha Ministria e Jashtme turke në një deklaratë.
“Ne nuk do të lejojmë hapa me të cilët Izraeli kërkon të legjitimojë okupimin dhe dhunën”.
Deklarata thotë gjithashtu se populli palestinez dhe toka e tyre nuk mund të bliheshin me para.
Jeruzalemi gjithashtu thuhet se është një vijë e kuqe për Turqinë.
“Ne nuk do të lejojmë hapat që Izraeli kërkon të legjitimojë okupimin dhe dhunën. Ne do të jemi gjithmonë me vëllazërinë palestineze. Ne do të vazhdojmë të punojmë për një Palestinë të pavarur në territorin palestinez. Ne nuk do të mbështesim asnjë plan që nuk mbështetet nga Palestina. Derisa të mbarojë politika e okupimit, paqja nuk mund të vijë në Lindjen e Mesme”. thuhet në deklaratë.
Kryetari i Parlamentit, turk Mustafa Sentop gjithashtu komentoi mbi të ashtuquajturin plan paqeje dhe tha se Jeruzalemi ishte një vijë e kuqe për Turqinë. /tesheshi.com/