Presidenti Recep Tayyip Erdoğan tha se tërmeti që goditi Turqinë herët të hënën dhe vrau më shumë se 3 mijë njerëz ishte “fatkeqësia më e madhe” që ka goditur ndonjëherë vendin.
Ai njoftoi gjithashtu se është shpallur një gjendje e jashtëzakonshme tre-mujore në 10 provincat më të goditura nga tërmeti vdekjeprurës.
Rreth 54 mijë tenda dhe 102 mijë shtretër, dhe 5 mijë punonjës shëndetësorë, janë dërguar në rajonet e goditura nga tërmeti.
Presidenti tha gjithashtu se numri i fundit i vdekjeve deri tani është 3 mijë e 549.
Presidenti turk i bëri këto deklarata një qendër koordinimi të reagimit në kryeqytetin Ankara, e krijuar posaçërisht për katastrofën. /Tesheshi.com/