Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Çavushoglu ka deklaruar nga Tirana se Ankaraja kërkon rritjen në një nivel më të lartë të e marrëdhënieve me Shqipërinë. Së shpejti pritet që të vijë në Tiranë në një vizitë zyrtare kryeministri turk, Ahmet Davutoglu.
Shefi I diplomacisë turke ka mbërritur në Tiranë në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm të Europës Juglindore që zhvillohet nga Presidenca shqiptare e Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP).
Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati ka deklaruar se me homologun turk kanë biseduar për disa cështje që i përkasin zhvillimit të mëtejshëm të mardhënieve mes Turqisë dhe Shqipërisë. Ai ka theksuar së Shqipëria i është mirënjohëse Turqisë për mbështetjen që i ka dhënë në arenën ndërkombëtare. Bushati ka theksuar se pjesëmarrja e Turqisë në SEECP dhe sidomos vizita e ministrit të Jashtëm turk në Tiranë në kuadër kë kësaj nisme ka një peshë më specifike për rëndësine që i jep Turqia mardhënieve dy palëshe me Shqipërinë.
Në këtë takim është diskutuar mbi implementimin sa më shpejt të mardhënieve strategjike mes dy vendeve si dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe veçanërisht është diskutuar edhe për bashkëpunimin në fushën e kulturës.
Çavushoglu në fjalën e tij e tij falenderoi homologun shqiptar për kryesimin e suksesshëm dhe aktiv të Presidencës së SEECP. Nga burimet zyrtare të Ministrisë së Jashtme bëhet e ditur se në takim është folur edhe për çështjet rajonale.
“Jemi këtë për të marrë pjesë në takimin të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP). Kemi realizuar një takim frytdhënës me homologun Ditmir Bushati, ku biseduam se si ti çojmë më tej mardhniet tona dypalëshe. Kemi mardhënie politike në një nivvel të shkëlqyrer. Dëshirojmë që mardhnet tona ti ngremë në nivelin më të lartë.Biseduam për ngritjen e grupeve të pues për intensifikikimin e mardhëneve edhe në kuadër të këshillit strategjike mes dy vendeve. Urojmë që sa më shpejt të vijë në Shqipëri kryeministri turk për të konretizur më tej mardhëniet dypalëshe. Përgezoj Shqipërinë për kryesimin esuksessheëm të kësaj nisme”- u shpreh Çavushoglu.
Howdy! Do you know if they make any plugins to assist
with SEO? I’m trying to get my blog to rank for some
targeted keywords but I’m not seeing very good success.
If you know of any please share. Cheers! You
can read similar text here: Warm blankets