Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Turqia drejt votimeve, pritet pjesëmarrje e lartë – ja ç`ndodhi në një muaj fushatë

by te Sheshi
06/06/2015
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A

Nga Ajshe Shahin

Qytetarët turq pritet të derdhen drejt kutive të votimit më 7 qershor për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në zgjedhjet e përgjithshme. Rreth 57 milionë njerëz do të jenë të gjendje të hedhin votën e tyre, dhe shenjat e para tregojnë se pjesëmarrja do të jetë e lartë. Mijëra qytetarë turq pritet të shkojnë në grup në kutitë e votimit më 7 qershor për të vendosur mbi të ardhmen politike të vendit.

foto 3

Publikun, që do të zgjedhë ligjbërësit, për të formuar parlamentin e 25-të të vendit, e kanë pushtuar ethet e zgjedhjeve. Gjithsej janë 56.632.889 votues, 1.103.258 votues më shumë që nga zgjedhjet presidenciale më 10 gusht të 2014-s. Janë shtypur 74 milionë fletë votimi, dhe mbi një milionë qytetarë turq jashtë vendit kanë hedhur votën e tyre për zgjedhjet e ardhshme; një faktor që besohet të ketë ndikim në zgjedhje, ku do të numërohet çdo votë.

Pritet një pjesëmarje e lartë, teksa Turqia e ka dëshmuar tashmë aspektin e vet pjesëmarrës në zgjedhjet e shkuara në vend. Pa dyshim që, mes të tjerave, dy parti kanë tërhequr vëmendjen në diskutimet ndërsa vendi u drejtohet zgjedhjeve, Partia Demokratike Popullore (HDP), e cila po kërkon të kalojë 10 përqindëshin e pragut elektoral, dhe Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), që po konkurron për një mandat të katërt si parti në pushtet. HDP-së i duhet të kalojë pengesën e pragut elektoral prej 10 për qind për të hyrë në parlament; një çështje që ka çuar në debate të nxehta midis analistëve politikë, që vënë në diskutim mundësinë e realizimit të aspiratës.

AKP-ja i ka qëndruar dëshirës së saj të kahershme për ta kaluar me një kushtetutë të re sistemin aktual parlamentar në një sistem presidencial, duke e bërë atë pjesë të rëndësishme të programit zgjedhor të partisë. Por AKP-ja duhet të sigurojë 330 vende nga 550 që ka parlamenti për të miratuar ndryshime kushtetuese.

Ka gjithashtu pretendime se partia në pushtet nuk do të jetë në gjendje të udhëheqë e vetme, dhe do të jetë e shtrënguar të shohë për një partner koalicioni. AKP-ja ka paralajmëruar me forcë për pengesat që mund të lindin me një qeveri koalicioni për një zbatim të shpejtë të detyrave, duke cituar Italinë, që së fundi i ndryshoi ligjet e saj për t’u dhënë fund qeverive të koalicionit, të cilat e kishin rrënuar mekanizmin e vendimmarrjes së vendit.

Duke marrë parasysh parashikimet e shumicës së sondazheve dhe opinionet e analistëve, skenari më i mundshëm duket të jetë që AKP-ja ka për të marrë mbështetje të mjaftueshme nga votuesit për të udhëhequr si parti e vetme. Sa për opozitën kryesore, Partinë Popullore Republikane (CHP), ajo ka dalë me premtime ekonomike, që variojnë nga një rritje domethënëse në rrogën minimale, te reduktimi i çmimit të naftës në 1.5 lira (0.60 dollarë), e te një program i ndihmës ekonomike për familjet e varfra.

Kryetari i partisë, Kemal Këllëçdaroglu, i cili ka qenë kritikuar nga baza se është mbështetur vetëm në propagandën kundër partisë në pushtet në fushatat e mëparshme elektorale, e ndryshoi strategjinë në këtë fushatë, dhe anoi nga çështjet ekonomike, në përgjigje të kritikave. Por dhe kjo mund të mos ketë ecur, teksa premtimet e bëra nga udhëheqësi i opozitës nuk arritën ta bindin publikun, që po e vë në dyshim zbatueshmërinë e premtimeve.

Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP), për shkak të ideologjisë të saj nacionaliste, ka deklaruar në programin elektoral se nëse zgjidhet do ta ndalojë procesin e pajtimit që po ndjek qeveria me PKK-në për t’i dhënë fund çështjes kurde. Besohet se ajo po i rrit votat e saj në krahasim me zgjedhjet e mëparshme, ndërsa rritja e HDP-së gjithashtu ka nxitur tensione në disa qarqe, që pritet të votojnë për MHP-në në kundërpërgjigje ndaj HDP-së.

Kryeministri Ahmet Davutoglu u përqendrua në fushatë në përparimin që ka bërë Turqia në lidhje me standardet shoqërore, ekonominë dhe politike, gjatë kohës së qeverisjes së partisë së tij. Duke reklamuar përmirësimet që e kanë lehtësuar jetën e qytetarëve të vendit, Davutoglu numëroi një seri punësh të kryera nga AKP-ja ndërsa u drejtohej mbështetësve në manifestimet.

Ai zhvilloi numrin më të madh të manifestimeve anembanë Turqisë, ndërkohë që nga partitë opozitare u shpërfillën disa rajone që ka pak gjasa të votojnë për to. Duke marrë në konsideratë tonin dhe kontekstin që adoptoi Davutoglu në manifestimet, nuk do të qe e gabuar të thuhej se ai e ka përdorur kritikën ndaj partive opozitare si pjesë të strategjisë së tij elektorale. Kjo taktikë, e përbashkët për të tëra partitë, u intensifikua me afrimin e zgjedhjeve.

Objektiva kryesorë të Davutoglusë në kritikat e tij ishin HDP-ja dhe CHP-ja. Ai i kritikoi ashpër dy partitë për ato çka ai i quan premtime elektorale “antifetare”, një prej të cilëve është zotimi i tyre për ta mbyllur Departamentin e Çështjeve Fetare (Diyanet). Ajo që duket si një strategji për të mbledhur vota nga komuniteti alevit i Turqisë, jo i gatshëm për t’iu bashkangjitur institucionit të drejtuar nga shteti, u kritikua jo vetëm nga Davutoglu, por edhe nga presidenti, Rexhep Tajjip Erdogan, gjatë fjalimeve në ceremonitë e inaugurimeve.

Retorika e të dyve shkoi dhe më tej kur bashkëkryetari i HDP-së, Selahattin Demirtash, bëri analogjinë se Taksimi është për punëtorët siç është Qabja për muslimanët. HDP-ja zgjodhi një ton demokratik për ta zgjeruar shtrirjen e saj ndërsa u drejtohej mbështetësve në provincat perëndimore. Kjo, gjithashtu, është qortuar ashpër nga zyrtarët e qeverisë, të cilët e akuzojnë Demirtashin se në njërën anë hiqet si avokat i demokracisë, e në anën tjetër mbështet luftën e armatosur të PKK-së dhe nxit dhunën në lindje.

Davutoglu vuri në shenjë po ashtu Këllëçdaroglunë për formimin e një aleance me HDP-në, që, siç tha ai, është një lëvizje thjesht për qëllimin e rritjes së aftësisë së tyre për ta mundur AKP-në në zgjedhje. Partitë në fjalë priren në të njëjtën kohë nga mundësia e një koalicioni në rast se as njëra e as tjetra nuk fitojnë votat e mjaftueshme për të udhëhequr të vetme.

Megjithatë, zyrtarët e AKP-së, besimplotë se partia e tyre do të sigurojë vendet e mjaftueshme për të udhëhequr e vetme, janë shprehur hapur se janë kundër koalicioneve. Davutoglu, bashkë me Erdoganin, kanë folur mbi aspektet negative të qeverive të koalicionit, duke dhënë shembuj nga historia e Turqisë, si dhe mbi dobitë e kalimit nga sistemi parlamentar në atë presidencial.

Përktheu: Bujar M. Hoxha – tesheshi.com

Related Posts

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar
Gjeopolitikë

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Next Post
Hera e parë në histori, bëhet transplanti i kafkës së kokës

Hera e parë në histori, bëhet transplanti i kafkës së kokës

Rexhep Qosja flet për ngjarjet e Kumanovës: Fajin e ka Gruevski

Rexhep Qosja flet për ngjarjet e Kumanovës: Fajin e ka Gruevski

E rrallë: për bashkinë e Bajram Currit,  rivalizojnë mes tyre tre…demokratë! – ja ç`ndodh këto ditë në qytetin verior

E rrallë: për bashkinë e Bajram Currit, rivalizojnë mes tyre tre…demokratë! – ja ç`ndodh këto ditë në qytetin verior

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni