Nga sot të gjithë mësimdhënësit në Kosovë të cilët kanë punuar në periudhën e viteve 1990-1999 do të mund të aplikojnë nëpër komunat e tyre për ta fituar kompensimin prej 158 euro.
Pagesat, sipas ministrit të Punës dhe Mirëqenies, Arban Abrashi, do të jepen në mënyrë retroaktive duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm.
Kjo u bë e ditur snë takimin që u mbajt në Ministri të Arsimit në mes të ministrit Arsim Bajrami, ministrit të Punës Arban Abrashi dhe kryetarit të SBASHK-ut Rrahman Jasharaj.