Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Turizëm dhe Kanun: Kullat po ikin, ngujimi mbetet!

by te Sheshi
03/10/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
Turizëm dhe Kanun: Kullat po ikin, ngujimi mbetet!

Nga Gjon Neçaj

Sot e gjithë ditën, e dijmë se në malësitë e veriut të Shqipërisë ka njerëz që ende ngujohen për t`i shpëtuar gjakmarrjes, posaçërisht meshkuj, mes tyre dhe fëmijë. Por kullat ku diku strehoheshin kontigjentet e cënuar me jetë, pothuajse nuk janë më. Koha i ka rrënuar pak e ngapak, deri në shuarje të plotë. Edhe pse relike tragjizmi, nuk do ishte keq që të rruheshin si dëshmi të gjalla të një absurdi që për shumëkënd, sidomos të huaj, mbetet ekzotik. Pra thënë troç, në funksion të turizmit.

Kulla e NgujimitKullat e ngujimit, a ishin dhe banimi?

Kullat e ngujimit kanë patur një të veçantë: që nuk ishin kulla banimi. Pra nuk ishin si shtëpitë e zakonshme, ku në varësi të rrethanave ktheheshin dhe në funksion ngujimi. Kjo mund të ndodhë sot, ku në mungesë të tyre, por dhe për arsye të një stadi tjetër social e shoqëror, ngujimi ndodh brenda shtëpive të zakonshme, ku thjesht meshkujve nuk ua mban të dalin prej aty që mos i zë ndonjë plumb. Ndërsa dhjetra e qindra vite më parë, kullat e ngujimit kishin statusin e një “shërbimi publik”, në raste vrasjesh.

Por si ndodhte kjo?

Kullat e ngujimit edhe ndërtimin e kishin të atillë që të kishin funksionin vetëm të grumbullimit të meshkujve në momentet kur sapo ishte kryer vrasja, e pala e viktimës   ishte tepër e acaruar ndaj gjakësit, pra vrasësit. Në ato rrethana mund të ndodhte që në gjaknxehtësi e sipër, për të marrë hak, pala e viktimës mund të vriste çdo njërin nga meshkujt e familjes së vrasësit apo dhe kushërinjtë, siç përcaktohet në Kanun.

Kulla e Thepit 1

Në këtë “ditë gjaku” ruheshin të gjithë meshkujt e shtëpisë bashkë me kushërinjtë e afërm – të një barku siç thuhej – duke u larguar nga katundi e shkuar ndër miq, ashtu siç urdhëronte Kanuni. Mirëpo kishte katunde si fjala vjen Curraj i Epërm në Nikaj Mërtur të Tropojës, që ishte 3-4 orë larg fshatrave të tjerë, gjë që e bënte të vështirë, madje të pamundur, largimin e meshkujve e strehimin e tyre ndër miq.

Dhë në këto kushte bëhej e nevojshme ndërtimi i një kulle apostafat për t’u ngujuar në mbrojtje të meshkujve të vrasësit në “ditën e gjakut”, brenda 24 orëve, por dhe disa ditë më pas, deri sa të mblidheshin pleqtë e të përcaktonin vrasësin e vërtetë, të analizonin rrethanat e vrasjes, të kërkonin besën sipas Kanunit, të caktoheshin ata që do të përjashtoheshin nga gjakmarrja dhe të emëroheshin  dorëzanët.

Gjatë kohës që kryeheshin veprimet e mësipërme, meshkujt e palës vrasëse qëndronin të ngujuar në kullë. Për furnizimin e tyre me ushqim kujdeseshin gratë, të cilat mund të hynin dhe të dilnin pa u cënuar, pasi siç dihet, Kanuni i përjashtonte nga vrasja për gjak.

32152_10

Dhe meqë përmendëm kullën e Currajt të Epërm, aty ka qenë një ndër kullat e ngujimit më unikale. Quhej dhe ‘Kulla e thepit’, pasi ka qenë ndërtuar në një thep gurri. Qëndroi në këmbë deri dimrin e 2012-ës, kur u rrëzua e shemb përfundimisht.
Kulla e Thepit vizatim i Edit DurhamE ndërtuar rreth viteve 1840-50 të shekullit të kaluar, ajo ka tërhequr vemendjen e studiuesve dhe albanalogve të shquar si Franc Nopça, Karl Steinmetz, Edith Durham etj., ndërkohë që kjo e fundit jo vetëm ka shkruar për  kullën, por dhe e ka pikturuar një skicë të saj në vitin 1908.

Ajo që ende rri në këmbë e që vijon të jetë dhe e vizitueshme nga turistë të huaj dhe vendas, është Kulla e Thethit.

Do donim që kullat të ekzistonin e ngujimi të zhdukej, por ja që deri diku është e kundërta: kullat janë zhdukur, e ngujimi rron! /tesheshi.com/     

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Nga Ibrahim KARAGYL:  Bush: kryqëzata, Putin: lufta e shenjtë

Nga Ibrahim KARAGYL: Bush: kryqëzata, Putin: lufta e shenjtë

Derbi Tirana – Partizani: kryeqyteti vishet i kuq

Derbi Tirana – Partizani: kryeqyteti vishet i kuq

Zv.kryeprokurorja e Kosovës, Sevdije Morina: Koha që krimi e korrupsioni të tuten

Zv.kryeprokurorja e Kosovës, Sevdije Morina: Koha që krimi e korrupsioni të tuten

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni