Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Zv.kryeprokurorja e Kosovës, Sevdije Morina: Koha që krimi e korrupsioni të tuten

by te Sheshi
04/10/2015
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 6 mins read
A A
Zv.kryeprokurorja e Kosovës, Sevdije Morina: Koha që krimi e korrupsioni të tuten

Zëvendëskryeprokurorja e parë e Republikës së Kosovës, Sevdije Morina, në një intervistë ekskluzive dhënë për portalin mbarëkombëtar ‘Te Sheshi’, ka thënë se në momentin që është emëruar në këtë pozitë e ka pasur të qartë se do ta presin shumë detyra dhe sfida që nuk do të jenë të lehta. Ajo pranon se Prokuroria e Shtetit duhet të punoi shumë për të rikthyer besimin e qytetarëve, dhe kjo sipas saj mund të bëhet vetëm duke luftuar suksesshëm kriminalitetin, pasi kjo dukuri negative është duke u rritur. Zëvendëskryeprokurorja Morina, në këtë intervistë ka folur edhe për arrestimin dhe më pas lirimin e kryetarit të Gjykatës së Apelit, Sali Mekajt, arrestimin e prokurores së krimeve të rënda, Vahide Badivuku, për punën e prokurorëve, Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), për atë sa është e vështirë të reformohet sistemi i drejtësisë, si dhe jep një mesazh për të gjithë ata që fituan pasuri në mënyrë të kundërligjshme…

Intervistoi: Blendi Gashi

Së pari a bën një profil të shkurtër. Jeta juaj, shkollimi, puna…?

Kam filluar të punoj në vitin 1983 si praktikante në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës, menjëherë pas diplomimit në Fakultetin Juridik në Prishtinë. Pas punës si praktikante dhe më pas si bashkëpunëtore profesionale në këtë Gjykatë, në muajin korrik 1985 jam emëruar prokurore në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë, ku kam punuar mbi pesë vjet, deri në shtator të vitit 1990 kur jam shkarkuar nga Kuvendi i Serbisë së bashku edhe me prokurorët tjerë shqiptarë.

Ishin këto shkarkimet e para, për t`u pasuar me shkarkime-largime nga puna në mënyrë masovike në muajt në vazhdim. Pretekst për shkarkimin tonë dhe largimin nga puna u bë një letër-proteste, me të cilën ne prokurorët shqiptarë të asaj prokurorie e patëm hartuar dhe dërguar në të gjitha institucionet vendase dhe ndërkombëtare, duke kundërshtuar situatën e përgjithshme, në të cilën ndodhej Kosova, kundër përndjekjeve dhe arrestimeve, sidomos të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, pas shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë, më 2 korrik 1990.

Që nga ajo kohë e gjer në vitin 1999, asnjëri nga ne, pesë  prokurorët e shkarkuar nuk kemi punuar, ndërsa unë i jam bashkangjitur sërish sistemit në vitin 2003, prapë si prokurore e Qarkut në Prishtinë, ku aty kam punuar deri në vitin 2010. Nga viti 2010 jam caktuar zëvendëskryeprokurore në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, punë të cilën e kam kryer deri më 30 maj 2014, kur jam caktuar u.d. kryeprokurore e PSRK-së. Edhe këtë detyrë e kam kryer deri më 1 gusht 2015, kur jam caktuar prokurore në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, e pas një muaji me vendim të kryeprokurorit të Shtetit jam caktuar zëvendëskryeprokurore e Shtetit.

Nga viti 2010 kam qenë anëtare e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës.Që nga themelimi i Këshillit Prokurorail të Kosovës, 1 janari 2011, vazhdoj të jem anëtare e këtij Këshilli.

Jeni zgjedhur z/kryeprokurore e Shtetit. Sa  është e vështirë të jesh në këtë pozitë kur sistemi i drejtësisë është në thumb të kritikave?

Detyrat që më presin në pozitën e re nuk janë të lehta. Jam e vetëdijshme për këtë. Prokurori i Shtetit ka kaluar nëpër kohë të vështira, që nga paslufta e sidomos në vitet e fundit, e që si pasojë e asaj që ka ndodhur do të duhet kohë, që nëse arrijmë të punojmë si duhet, t’i rikuperojmë dëmet e shkaktuara dhe të konsolidohemi.

Kriminaliteti është duke u rritur dhe institucioni i Prokurorisë së shtetit duhet  t’i kundërpërgjigjet duke rritur performancën, efikasitetin dhe profesionalizmin. Gjithashtu, duhet të punojmë shumë për rikthimin e besimit të qytetarëve në punën e këtij sistemi.Kjo mund të bëhet vetëm me punë të suksesshme në luftën kundër kriminalitetit.

Ku është sot sistemi prokurorial në Kosovë? Si e vleresoni punën e prokurorëve?

Vlerësoj se prokurorët e Kosovës, shumica dërmuese e tyre bëjnë punë të madhe dhe obligimet kushtetuese dhe ligjore që i kanë i përmbushin me përkushtim. Mirëpo për të pasur rritje të efikasitetit të punës së prokurorive tona, duhet përkrahje e punës së drejtë të prokurorëve, fillimisht nga eprorët e tyre, nga institucionet tjera vendëse dhe ndërkombëtare, nga mediat dhe nga opinioni publik i gjerë. Gjithashtu duhet të krijohen edhe kushte më të mira pune për t’iu mundësuar prokurorëve kryerjen e detyrave dhe obligimeve që kanë në mënyrë më efikase.

Si e vlerësoni deri më tani punën e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi? Ai ka premtuar luftë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. A jeni edhe ju e gatshme ta bëni një gjë të tillë?

Siç e thash edhe më lartë, Prokurori i Shtetit ka kaluar nëpër kohë të vështira, që nga paslufta e sidomos në vitet e fundit, e që si pasojë e asaj që ka ndodhur do të duhet kohë, që nëse arrijmë të punojmë si duhet, t’i rikuperojmë dëmet e shkaktuara dhe të konsolidohemi. Të gjithë presim nga kryeprokurori i ri Shtetit se do të angazhohet në kthimin në binarë të sistemit të drejtësisë, duke i udhëhequr prokurorët në luftë të pa kompromis të kriminalitetit, përfshirë edhe krimin e organizuar dhe korrupsionin, sidomos korrupsionin e nivelit të lartë, për çfarë do ta ketë gjithherë përkrahjen time.

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj nën akuzat për korrupsion u arrestua në muajin korrik dhe pas një muaji ai u lirua. Cili është mendimi juaj për këtë rast?

Hetimet  kundër ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit janë  duke vazhduar edhe më tutje. Kundër tij vetëm është ndërprerë masa e sigurisë, me vendim të gjykatës. Fillimisht, kundër këtij të pandehuri, prokurori i rastit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar masën e paraburgimit, por gjykata kompetente ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.

Prokurori është ankuar ndaj këtij vendimi të gjykatës, por ankesa e prokurorit është refuzuar nga gjykata. Edhe kur është ndërprerë masa e arrestit shtëpiak, prokuroria sërish ka ushtruar ankesë, por edhe kjo ankesë është refuzuar nga gjykata kompetente.

Gjykata ka vlerësuar më vonë se ndaj këtij të pandehuri dhe të pandehurës tjetër në këtë rast hetimor, nuk është e nevojshme as masa e arrestit shtëpiak dhe tani të dy këta të pandehur shpresoj që nga qëndrimi i tyre në shtëpi, nuk do të ndikojnë keq në hetimet ë mëtutjeshme, duke penguar hetimet, si dhe do të arrihet të sigurohen prova të nevojshme për të ngritur aktakuzë.

Po për arrestimin e prokurores së Krimeve të Rënda, Vahide Badivuku?

Edhe çështja e prokurores së arrestuar është dëshmi se Prokuroria e Shtetit do t’i hetojnë dhe ndjekin të gjithë kryesit e dyshuar për vepra penale që ndërlidhen me korrupsionin zyrtar duke mos përjashtuar as kolegët tanë.

Ky rast tregon se kur ka bashkëpunim të qytetarëve dhe gatishmëri të tyre për të bashkëpunuar me organet e zbatimit të ligjit, edhe për prokurorët është shumë më e lehtë.

Ne do t’i hetojmë dhe akuzojmë të gjithë kryesit e veprave penale, atëherë kur të sigurojmë provat e nevojshme, pa marrë parasysh kush janë ata, çfarë pozite kanë, mirëpo na duhet ndihma e qytetarëve, duke i denoncuar dhe duke sjellë informacionet që i kanë në prokurori.

A e pret një rrugë e gjatë Kosovën deri në reformimin e sistemin të drejtësisë?

Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende është duke vuajtur pasojat e të kaluarës, kur prokurorët dhe gjyqtarët janë larguar masovikisht nga puna, dhe duke qenë jashtë sistemit edhe karrierat e tyre janë dëmtuar, zhvillimi profesional ka ngecur dhe në një moshë relativisht të shtyrë, pas lufte, u është dashur që sërish të fillojnë nga e para. Tani jemi në situatë kur një numër i madh i tyre janë para pensionit dhe duhet të mendojmë si t’i zëvendësojmë ata me njerëz të përgatitur, me integritet dhe me profesionalizëm.

Nën drejtimin e ish-kryeprokurorit të shtetit, Sylë Hoxha, ka pasur shumë përplasje mes anëtarëve të KGJK-së, konkretisht me Hoxhën, ku ju keni qenë më kritikja. Si po shkon puna e KGJK-së nën drejtimin e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi?

E theksova edhe më lartë se Prokurori i Shtetit dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës, kanë kaluar nëpër kohë të vështira, që nga paslufta e sidomos në vitet e fundit, e që si pasojë e asaj që ka ndodhur do të duhet kohë, që nëse arrijmë të punojmë si duhet, t’i rikuperojmë dëmet e shkaktuara dhe të konsolidohemi. Të gjithë presim nga kryeprokurori i ri Shtetit se do të angazhohet në kthimin në binarë të sistemit të drejtësisë, prandaj konsideroj se ende është herët për të bërë vlerësime të tilla.

Mesazhi juaj për ata që fituan kundërligjshëm?

Me Kodin e Ri të procedurës penale janë krijuar mundësi më të mëdha për të konfiskuar pasuritë e fituara me vepra penale. Në këtë drejtim edhe janë shënuar përparime të dukshme. Priten zgjidhje të reja ligjore që do të na lehtësojnë aplikimin e dispozitave ligjore në këtë fushë, që askush të mos mund ta mbajë pasurinë e fituar kundërligjshëm. /tesheshi.com/

Related Posts

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Next Post

Mbyllet tragjikisht ngjarja në Shkodër: vritet ekzekutori i oficerit të policisë

Nga një ide ‘gazmore’ për të mos humbur avionin, burri përballet me drejtësinë

Nga një ide ‘gazmore’ për të mos humbur avionin, burri përballet me drejtësinë

Portugalia në zgjedhje pasi ia doli t’i mbijetojë krizës ekonomike

Portugalia në zgjedhje pasi ia doli t’i mbijetojë krizës ekonomike

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni