Ka qenë i frikshëm fluturimi i avionit Boeing 777-300 i Turkish Airlines, i nisur nga Stambolli drejt Nju Jorkur, ku për shkak të turbulencave, pas rreth 9 orësh fluturim, pasagjerët u tranden deri në gjakosje.
Sapo u ul në aeroportin John F. Kenedy, ishin mbi 30 persona të cilët u shoqëruan për në spital për t’u mjekuar
Pasagjerët thanë për mediat se nuk u njoftuan për turbulencën dhe se disa prej tyre nuk kishin vendosur rripin e tyre të sigurimit në atë moment.
Një pasagjer shqiptar, Sead Nikaj, tha se “për rreth 10-15 minuta, gjendja ishte e tmerrshme dhe pasagjerët menduan se do të vdisnin”
“Unë thashë: O Zot me ndihmo”, rrëfeu Nikaj për mediat amerikane. /tesheshi.com/