Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Tuneli që po trondit Malin e Zi: Abazoviç rri e vështron…

Një punë mafioze nëntokësore e finalizuar në Gjykatën e Lartë malazeze

by te Sheshi
13/09/2023
in Kronikë, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Tuneli që po trondit Malin e Zi: Abazoviç rri e vështron…
5
SHARES

Kur zyrtarët e Gjykatës së Lartë malazeze erdhën në punë të hënën, zbuluan një vrimë në murin e magazinës ku mbahen provat. Ata menjëherë thirrën policinë, e cila zbuloi se gropa ishte në fakt hapja e një tuneli që të çonte në një apartament aty pranë.

Sipas mediave malazeze, një tunel mjaft i madh, gërmimi i të cilit duhet të ketë zgjatur më shumë se një muaj, të çon nga gjykata në një apartament në bodrumin e ndërtesës në anën tjetër të rrugës Njegoševa në kryeqytetin e Malit të Zi.

Ai apartament, thanë pronarët e tij, ishte marrë me qira në fund të korrikut dhe aksioni i hapjes së tunelit me shumë gjasa është kryer në gusht, ndërkohë që shumica e punonjësve në administratën shtetërore, përfshirë Gjykatën e Lartë, ishin me pushime.

Personat që kanë marrë banesën me qira, shkruajnë mediat malazeze, kanë përdorur dokumente false. Pronarja e banesës që ua ka dhënë banesën me qira është marrë në pyetje nga policia e Podgoricës dhe ka thënë se nuk i ka njohur më parë qiramarrësit.

Grabitje apo përgatitje për arratisje?

Një rast i pazakontë u zbulua të hënën, më 11 shtator, teksa disa sende brenda depos ishin të shpërndara përreth. Një hetim më vonë zbuloi se, pavarësisht spekulimeve fillestare, asgjë nuk ishte vjedhur.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i Gjykatës së Lartë, Boris Saviç.

“Ne kemi konstatuar se sendet në depo janë zhvendosur nga vendi i tyre i mëparshëm, por asgjë nuk mungon. Informacioni se diçka është vjedhur nuk është e vërtetë”, tha Saviç.

Rasti i pazakontë ka nxitur spekulimet se kush dhe pse hapi një tunel në sallën e gjyqit ku mbahen dosje të rëndësishme dhe ku janë ruajtur pothuajse dhjetë ton drogë të përdorur si provë vetëm në dy vitet e fundit.

Është gjithashtu interesante se çfarë dokumentesh kanë gjetur të shpërndara në dhomën ku u zbulua hapja.

Sipas portalit malazez Vijesti.me, në mesin e dosjeve të kontrolluara ishte edhe ajo që lidhet me rastin ndaj një anëtari të lartë të një klani të njohur kriminal.

Saviç, megjithatë, beson se nuk ishte një grabitje në tentativë, por një përgatitje për një tentativë arratisjeje, pasi aty pranë është edhe një dhomë ku të pandehurit sillen dhe ndalohen para se të hyjnë në sallën e gjyqit: “Ne dyshojmë se objektivi ishte akses i lehtë në gjykata dhe dhoma e paraburgimit”, tha Saviç, duke shtuar se punonjësit e Gjykatës së Lartë gjetën vetëm hapjen e tunelit në një vend të fshehur mirë.

Një sipërmarrje që kërkon fuqi punëtore, makineri dhe para

Duke qenë se hapja e një tuneli të tillë është një sipërmarrje mjaft e madhe, duket qartë se kërkon fonde, fuqi punëtore dhe organizim të kujdesshëm, çka ndoshta dëshmon se është punë e mafies.

Por punonjësit nuk kanë ndjerë dhe as dëgjuar asgjë, gjë që vë në pikëpyetje sigurinë e gjykatës: “Edhe po të ishin 100 policë rreth godinës, nuk do të mund të parandalonin atë që po ndodh poshtë godinës”, tha Saviç.

Hetimi me siguri do të kishte qenë më i lehtë nëse do të gjendej mjeti i përdorur për gërmimin e tunelit, por “minatorët” e panjohur morën me vete të gjitha pajisjet pas kryerjes së punës. Megjithatë, në tunel u gjetën disa sende nga të cilat, shpresojnë hetuesit, do të mund të nxirret materiali i ADN-së së autorit. /tesheshi.com/

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Next Post
Gati të rrihen një ish-kryeministër me një ish-ministër

Gati të rrihen një ish-kryeministër me një ish-ministër

Një komandant turk në krye të KFOR-it

Një komandant turk në krye të KFOR-it

Danieli i tmerrshëm mbërrin në Gaza

Danieli i tmerrshëm mbërrin në Gaza

TË FUNDIT

  • Të fundit
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni