Zonja e Parë amerikane, Melania Trump është pozicionuar dhe ajo kundër asaj lloj politike që po aplikon i shoqi, e cila ka çuar dhe po çon në ndarjhen e familjeve që hyjnë ilegalisht në vend, ku fëmija shkëputet nga prindi.
“Zonja Trump urren dhe dëshiron të shohë reforma të suksesshme të emigracionit”, tha zëdhënësja e saj.
Komentet e znj. Trump shkruan BBC, janë pjesë e polemikave në rritje rreth politikës së emigracionit nën moton “zero tolerancë” të presidentit Trump, e cila ka çuar në precedentin e rrallë e të diskutueshëm në planin human.
Po ashtu është deklaruar dhe ish-Zonja e Parë Laura Bush duke e etiketuar politikën Trump të ndarjes prind-fëmije si “imorale”.
Në një periudhë gjashtë javore, ka pasur rreth 2.000 ndarje të familjes hyrjes në veprim të politikës së administratës Trump, “tolerancë zero”, për kalimet e paligjshme të kufirit. /tesheshi.com/