Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump dha një intervistë për NBC Neës në të cilën njoftoi ndryshimet që planifikon të prezantojë pas marrjes së detyrës në fillim të vitit të ardhshëm.
Ndër të tjera, Trump prezantoi planin e tij për aleancën e NATO-s.
Ai njoftoi më herët se do t’u kërkojë vendeve të tjera anëtare të rrisin përqindjen e PBB-së që ata investojnë në NATO. Dhe duket se nuk do të heqë dorë nga kjo.
Në një intervistë me prezantuesen Kristen Welker, Trump tha:
“Si fillim, ata na shfrytëzojnë në tregti, kjo vlen për vendet evropiane – ata nuk pranojnë makinat tona, produktet tona ushqimore, asgjë nga këto. Është turp. Përveç kësaj, ne i mbrojmë ata, kështu që është një goditje e dyfishtë”, tha presidenti i pritshëm amerikan.
Më pas shtoi:
“Nëse ata paguajnë faturat e tyre dhe sillen me drejtësi, unë do të ruaj absolutisht rolin e Amerikës në NATO. Kam arritur të investoj qindra miliarda dollarë në NATO vetëm falë pozicionit tim të fortë.
Unë u thashë atyre vendeve: ‘Unë nuk do t’ju mbroj nëse nuk paguani’ dhe më pas ata filluan të paguajnë. Kjo arriti në më shumë se 600 miliardë dollarë. Kjo është një punë e madhe, përndryshe nuk do të kishim para të mjaftueshme për të luftuar”, shtoi Trump.
Përveç kësaj, Trump iu referua luftës në Ukrainë në intervistë. Ai tha se po përpiqet në mënyrë aktive t’i japë fund luftës, “nëse është e mundur”, duke shtuar se Ukraina “ndoshta” mund të presë që të mos marrë aq shumë ndihmë ushtarake nga SHBA kur ai të hyjë në Shtëpinë e Bardhë. /tesheshi.com/