Strategjia e Donald Trump për Afganistanin nuk është përkrahur nga shumë vende të botës, duke nisur nga Gjermania.
Ndërkohë që Talebanët kanë kërcënuar sërish SHBA dhe i kanë kërkuar të largojë ushtrinë nga Afganistani, Gjermania ka bërë të ditur se nuk do të shtojë asnjë ushtar më shumë.
Donald Trump paraqiti mbrëmë strategjinë e re të SHBA në Afganistan e cila parashikon rrritjen e sasisë së trupave dhe fondeve, duke shkelur kështu premtimin në fushatë se do të tërhiqej nga lufta më e gjatë jashtë kufijve e Amerikës. Prezenca amerikane në Afganistani ka arritur në 16 vjet, më shumë edhe se Vietnami.
Nga 8400 forca që janë akualisht në Afganistan pritet të shtohen edhe 4 mijë të tjerë, duke e çuar numrin e trupave në më shumë se 12 mijë ushtarë. /tesheshi.com/