Presidenti amerikan Donald Trump ka treguar edhe njëherë se nuk i duron dot kritikat. Pasi kryeministrja britanike, May shprehu rezerva për ripostimin nga ana e tij të disa videove anti-muslimane të së djathtës ekstreme, Trump i është “turrur” duke thënë të përqëndrohet në terrorizmin islamik që po shkatërron Mbretërinë e Bashkuar.
“Mos u përqëndro tek unë, por tek Terrorizmi Radikal Islamik që po ndodh në Mbretërinë e Bashkuar.”
Ka qenë ky mesazhi i presidentit amerikan Donald Trump për kryeministren britanike Theresa May, e cila kritikoi faktin se Trump shpërndau disa video ofenduese të një grupi britanik të ekstremit të djathtë, në llogarinë e tij personale në Twitter. Përmes një zëdhënësi të zyrës së saj, May u shpreh se veprimi i presidentit amerikan ishte i gabuar. /tesheshi.com/