Florida dhe Teksasi regjistruan numra rekord të infeksioneve të reja koronavirus të shtunën, dhe Presidenti Trump vazhdon të minimizojë rritjen e rasteve në Shtetet e Bashkuara dhe t’i shpjegojë ato me anë të një testimi të gjerë.
Florida regjistroi një rekord me 11,458 raste të reja dhe Texasi me 8,258, njoftuan autoritetet shëndetësore. Të dy shtetet e SHBA tani kanë gjithsej më shumë se 190,000 të infektuar.
Karolina e Veriut, Karolina e Jugut, Tenesi, Alaska, Misuri, Idaho dhe Alabama regjistruan një numër rekord të infeksioneve të reja të premten.
Pavarësisht rritjes së infeksioneve, numri i vdekjeve në ditë ka rënë në javët e fundit. Ekziston një numër në rritje i rasteve pozitive midis të rinjve, të cilët janë më pak të prirur për zhvillimin e simptomave më të rënda të sëmundjes.
Presidenti Trump ka kërkuar vazhdimisht të minimizojë rritjen e numrit të të infektuarve dhe ta shpjegojë atë me testime të gjera.
“Nëse testoni 40 milion njerëz, do të keni shumë raste që pa testuar (si në vendet e tjera) nuk do të shfaqeshin çdo natë në Fake Evening News”, shkroi ai në Twitter. /tesheshi.com/