Futbolli spanjoll shënoi precedentin e rrallë, ku dy para Botërorit, Federata shkarkon trajnerin Julen Lopetegui duke e zëvëndësuar atë me Fernando Hierron, drejtorin e saj sportiv. Gjithçka ndodhi pas lajmit të një dite më parë se Lopetegui u emërua trajner i ri i Realit të Madridit, gjë që nuk është gëlltitur lehtë nga Fedarata.
Presidenti Luis Rubiales thotë se nuk ishte zgjidhja më e mirë për ekipin kombëtar, por veprimi ishte i nevojshëm pasi u kap në befasi me njoftimin e Real Madridit.
“Ne jemi ndier të detyruar të shkarkojmë trajnerin. Nuk mund të kemi një punonjës që të negociojë një kontratë me një skuadër tjetër dhe këtë të mësojmë rreth 5 minuta përpara njoftimit”, tha Rubiales.
“Ne duhet të kujtojmë të gjitha gjërat e mira që ai ka bërë për të ardhur deri këtu, por ka rregulla të caktuara që duhet të ndiqen”.
Pak orë më vonë, Fernando Hierro u emërua si trajneri i ri për Kupën e Botës.
“Fernando Hierro do të marrë përgjegjësitë e përgatitjes për Botërorin në Rusi”, njoftoi Federata. /tesheshi.com/