Bota politike ka pësuar një tronditje nga lajmi i vrasjes së Boris Nemtsov, lider i opozitës ruse. Sipas informacionit të shpërndarë nga agjencitë e lajmeve, ai është ekzekutuar në qendër kryeqytetit rus, në afërsi të Kremlinit. Nemtsov kishte shprehur hapur kundërshtinë ndaj ndërhyrjes ruse në Ukrainë, si dhe kishte bërë thirrje për protesta.
Boris Nemtsov ka qenë bashkëpunëtor i afërt i Boris Jelcinit, duke mbajtur dhe postin e zëvëndskryeministrit në kohën e tij. Thuhet se presideni Putin e ka dënuar sulmin ndaj tij, por padyshim që, zëra të ndryshëm ia dedikojnë pikërisht atij autorësinë e kësaj vrasjeje. Sipas parashikimeve, raportet Rusi-Perëndim do pësojnë një tjetër çarje të fortë pas këtij momenti./tesheshi.com/