Një lajm i keq për tifozët e Arsenalit. Mbrojtësi i ekipit, Hector Bellerin nuk do të jetë në gjendje të punojë për rreth një muaj. Shkaqet janë shëndetësore, pasi spanjolli u dëmtua në ndeshjen e fundit, përballë Tottenhamit, në derbin e Londrës së Veriut.
Sipas testeve mjekësore, që Bellerin i është nënshtruar së fundmi, ka rezultuar se ai është dëmtuar në ligamentet e gjurit. Lajmi u konfirmua nga trajneri i “Topçinjve”, Arsene Wenger.
“Hector do të mungojë për rreth katër javë, pasi u dëmtua në 10 sekondat e fundit të ndeshjes me Tottenhamin”, ka thënë Wenger.
Gjatë kësaj jave Arsenali pritet të përballet me Manchester United, një ndeshje e rëndësishme që Hector Bellerin do ta ndjekë nën cilësinë e spektatorit./tesheshi.com