Modeli 26-vjeçar brazilian Tales Soares, ndërroi jetë në një shfaqje mode që u mbajt në Sao Paulo, raporton Daily Mail.
Ndërsa po sfilonte, i riu u plandos papritmas mbi pasarelë.
Publiku mendonte se rënia ishte pjesë e performancës së tij, pa e kuptuar se po kalonte në botën tjetër.
Duke parë se nuk lëvizte, shpejt u kuptua se çështja ishte serioze.
Mjekët u shfaqën shpejt e ndërhynë, por modeli kishte dhënë shpirt.
Sipas mediave braziliane, pas rënies atij nisi t’i dalë shkumë nga goja. /tesheshi.com/