Më datë 12 qershor, në 20-vjetorin e fundit të luftës në Kosovë dhe triumfin e NATO-s ndaj Serbisë, në Prishtinë do mbërrijë gruaja më e fortë e asaj kohë, ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright. Kjo është bërë me dije nga Këshillit Organizativ për shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë.
“Ish-sekretarja e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright, do t’i bashkëngjitet popullit të Kosovës në shënimin e 20 viteve të lirisë, i cili do të mbahet më 12 qershor, ku edhe do të mbajë fjalim në tubimin qendror për shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Ish-diplomatja amerikane me origjine çeke, një prej investitoreve të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, do mbajë gjithashtu dhe një fjalim në sheshin qëndror të Prishtinës. /tesheshi.com/