Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola komentoi humbjen me Chelsea në finalen e Ligës së Kampionëve.
Guardiola fajëson pjesën e parë për humbjen në një ndeshje në të cilën ekipi i tij ishte favorit.
“Pjesa e parë ishte shumë e keqe, ndërsa në pjesën e dytë dukeshim shumë më mirë. Por në përgjithësi, kjo ishte një ditë e keqe për ne”, tha Pep Guardiola, duke zbuluar pse ata humbën në finale.
“Ne vuajtëm me topa të gjatë dhe topa fitues. Ndeshja ishte e tensionuar, dhe për finalen tonë të parë kjo ishte shumë, shumë e mirë. Ne treguam guxim”, tha trajneri i City-t dhe arriti në përfundimin se ky ishte një sezon i shkëlqyeshëm për ta:
“Ky ka qenë një sezon fantastik për ne. Ne u përpoqëm të fitonim Champions League, por nuk ia dolëm”, përfundoi Guardiola.
Si kujtesë, në ndeshjen e mbrëmshme në stadiumin Dragao në Porto, Chelsea mundi Manchester City 1: 0, dhe goli i vetëm i lojës u shënua nga Kai Havertz në minutën e 42-të. /tesheshi.com/