Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, nuk është se ja donë aq shumë të mirën gjigantit metalurgjik Trepça, sa flasin në foltore.
Përveç mos definimit të statusit të kësaj ndërmarrje, ata e kanë lënë Trepçën edhe pa licencë pune.
Menaxhmenti i Trepçës është në pritje të licencës për punë në këtë kombinat, pasi në mungesë të bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale nuk ka kush t’u lëshoj atë.
“Trepca ka apliku për licencë dhe skena marr licencë hala por kena apliku”, thotë, Ahmet Tmava, drejtor i kombinatitit Trepça.
Kështu nëse ndonjë kompani aplikon për licencë të shfrytëzimit të guroreve apo të mineraleve të ndryshme, ajo nuk mund të afarojë sepse KMPP nuk mund t’ia japë licencën pasi mungon bordi.
Tmava thotë se në mungesë të një statusi të qartë dhe licencës për punë Trepca nuk mund të vazhdoj gjatë të funksionoj në këtë gjendje.
“Nuk mund të vazhdohet kështu. Për këtë shkak kemi gjet gjuhë të përbashkët edhe me institucionet qendrore sepse edhe ata janë të vetëdijshëm që nuk mund të ecet kështu”, thotë Tmava.
Janë diku rreth 16 institucione të cilat presin që Bordet e tyre të kompletohen ose të funksionalizohen, ngase të gjitha bordet janë jo funksionale. /TeSheshi.com/