Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Treguesit: Në vitin 2015, Kosovës iu shuan 2199 biznese

by te Sheshi
09/02/2016
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Treguesit: Në vitin 2015, Kosovës iu shuan 2199 biznese

Nga Bashkim Kastrati

Kosova vazhdon të mos jetë vend i përshtatshëm për të bërë biznes. Nga ky ambient jo i mirë, më së shumti kanë vështirësi bizneset e vogla dhe të mesme. Vetëm brenda një viti mbyllen mbi 2 mijë biznese, që sipas ekspertëve të fushës së ekonomisë, ky është një sinjal i keq dhe që tregon se të bërit biznes në Kosovë për shkaqe të shumta është vështirësuar.

Në një përgjigje përmes postës elektronike për tesheshi.com, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka konfirmuar se vetëm në vitin 2015 janë mbyllur 2 mijë e 199 biznese. Kjo ministri ka treguar se prej vitit 2010 deri në vitin 2014 janë shuar hiq më pak se 6 mijë e 670 biznese.

Sipas ekspertëve të ekonomisë, mbyllja e bizneseve po bëhet për shkaqe të ndryshme, duke filluar nga taksat e larta, kamatat e larta të bankave komerciale, ekonomia joformale, konkurrenca jo e barabartë dhe monopolet e ndryshme që bëhen nga kompani të mëdha.

Lulzim Beqiri, magjistër i ekonomisë ka thënë për tesheshi.com se Republika e Kosovës aktualisht ballafaqohet me shumë barriera të ndryshme të të bërit biznes, pas krizës së rëndë politike që po përjeton Kosova, duke qenë në top storiet e mediave ndërkombëtare si vend i destabilizuar nga bllokada e opozitës dhe mos reflektimit nga Qeveria e Kosovës për marrëveshjen për asociacionin dhe demarkacionin.

“Ka shumë arsye që bizneset kosovare po shuajnë aktivitetin e tyre, kamatat e larta janë njëri ndër faktorët kryesor që po ndihmon në falimentimin e shumë bizneseve, pastaj korrupsioni, mosfunksionimi i mirë i gjykatave, politikat fiskale jo të favorshme. Një numër i bizneseve kanë hyrë në treg pa analizuar tregun Kosovar dhe për pasojë edhe detyrohen të falimentojnë, sepse nuk mund t’i mbijetojnë konkurrencës”, thotë Beqiri, i cili ka bërë edhe disa hulumtime empirike me bizneset e vogla dhe të mëdha duke analizuar këto çështje.

Duhet të zhvillohen ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

Ekonomisti Beqiri thotë se bizneset e vogla dhe të mesme në Kosovë janë promotorët e krijimit të vendeve të reja të punës dhe janë forcë lëvizëse drejt prosperitetit ekonomik. Sipas tij, zhvillimi i sektorit privat është konsideruar si një prioritet për krijimin e një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik dhe zvogëlimin e papunësisë.

“Edhe në Kosovë funksionimi i NVM-ve (ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme) luan rol të rëndësishëm në skemën e përgjithshme të zhvillimit ekonomik. NVM-të përbëjnë rreth 65% të vendeve të punës në Republikën e Kosovës. Roli i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme vërehet përmes ndikimit dhe kontributit të tyre në punësim dhe në rritjen e bruto produktit vendor (GDP)”, theksoi Beqiri.

Ai mendon se institucionet e Republikë së Kosovës duhet që urgjentisht të bëjnë trysni që të ulën kamatat tejet të larta, stabilizim me furnizim me energji elektrike, sundim të ligjit, dhe krijimin e politikave të mirëfillta fiskale, në mënyrë që bizneset e vogla të kanë hapësirë të lehtësuar për operim.

Fuqizimi i sektorit privat i domosdoshëm

Naim Gashi, profesor i ekonomisë, thotë se mbyllje të bizneseve ka në të gjitha vendet dhe se kjo gjë jo domosdo paraqet një situatë të keqe sa i përket zhvillimit ekonomik dhe vendeve të punës. Ai në një prononcim për tesheshi.com ka thënë se bazuar në parimet shkencore dhe analizat makroekonomike, numri i bizneseve të regjistruara ose të shuara brenda një viti nuk është instrument matës për rritjen ose frenimin e zhvillimit ekonomik.

“P.sh. kemi raste kur falimentojnë 10 biznese me nga 10 punëtorë, gjithsejtë 100 punëtorë humbin vendet e tyre të punës. Njëkohësisht me këtë, krijohet një kompani me 120 punëtorë. Kjo i bie që në regjistrat e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve figurojnë 9 biznese më pak, por në nivel nacional kemi 20 vende më shumë pune”, thotë profesori Gashi.

Sipas tij, gjithkund në botë themelohen dhe falimentojnë biznese dhe se instrumentet kryesore matëse të ecurive ekonomike janë produkti i brendshëm bruto (GDP), shkalla e punësimit, dhe të ardhurat kombëtare për kokë të banorit.

“Fuqizimi i sektorit privat në Kosovë është alternativa e vetme për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës për të cilat vendi ka shumë nevojë. Fatkeqësisht Kosova në dy vitet e fundit po vuan nga kriza politike dhe agjenda ekonomike e qeverisë nuk po mund të jetësohet. Investitorët e jashtëm po frikësohen nga jostabiliteti politik dhe në këtë situatë do të jetë shumë vështirë për të fuqizuar sektorin privat”, u shpreh Gashi. /tesheshi.com/

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Next Post
Tom Doshi e akuzoi për shpifje, gjykata shpall të pafajshëm Spartak Brahon

Tom Doshi e akuzoi për shpifje, gjykata shpall të pafajshëm Spartak Brahon

8 të vdekur nga autobomba në Damask, Turqia: presim 700 mijë refugjatë sirianë

8 të vdekur nga autobomba në Damask, Turqia: presim 700 mijë refugjatë sirianë

Hyn në një kafaz me gjarpërinj gjigantë, arrin të shpëtojë për mrekulli (video)

Hyn në një kafaz me gjarpërinj gjigantë, arrin të shpëtojë për mrekulli (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025
Çfarë po bën ushtria e Putinit?

Çfarë po bën ushtria e Putinit?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni