Ministri serb i shëndetësisë, Zlatibor Loncar tha se koronavirusi është më i dobët se gripi sezonal dhe se më shumë njerëz vdesin prej tij sesa nga virusi i ri, raporton Tanjug.
Loncar i tha TV Pink se anuk kishte vend për të frikësuar, dhe u kërkoi qytetarëve të informojnë mjekët për virusin e ri e jo mediat sociale.
Prej tij u tha se 98 përqind e të infektuarve në Kinë e dy përqind në Evropë, janë mosha të thyera mbi 80 vjeç, të cilët vuajnë nga një sëmundje kronike dhe sëmundje shoqëruese.
Ai pohon se në 90 përqind të të infektuarve nga virusi, sëmundja shkon pa pasoja.
“Ne kishim më shumë se 24,000 të infektuar me grip sezonal dy javë më parë. Kjo bëri që t’i zgjasnim pushimet me një javë, ndërkpohë që ulëm numrin e pacientëve në nën 14,000”, tha ministri serb.
“Komplikimi më i madh është pneumonia, por nuk ka vend për panik”, përfundoi ai. /tesheshi.com/