Bankat e Greqisë do të hapen më 20 korrik, pasi ishin të mbyllura për tri javë, por klientët nuk mund të tërheqin para të gatshme, përveç në bankomate.
Zëvendësministri i Financave i Greqisë, Dimitris Mardas, tha se klientët e bankave “mund të depozitojnë para të gatshme, mund të bëjnë transferta të parave nga një xhirollogari në tjetrën”, por kufizimet e tërheqjes së parave të gatshme mbesin.
Klientët e bankave për çdo ditë nga automatet mund t’i tërheqin 60 euro në ditë. Rihapja e bankave po bëhet pasi Banka Qendrore Evropiane tha se do ta shtoj nivelin e fondeve emergjente për bankat në Greqi. /tesheshi.com/