“Jeni fantastikë për Zotin, kështu të gjithë të jenë si ju dhe kanabis nuk do të ketë”.Kjo është letra që një 25-vjeçar që po ndiqej nga policia, por që arriti të shpëtonte, i ka lënë uniformave blu në automjetin e braktisur.
I riu, me inicialet S.Z, , duke udhëtuar me një mjet tip Fiat Punto, nuk iu bind një postoblloku policie për të ndaluar, çka detyroi këta të fundit të viheshin në ndjekje.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Kalivaç-Krahës në Tepelenë, ku i riu po transportonte një sasi lënde narkotike në momentin që u përball me policinë, shkruan Panorama.
Megjithë ndjekjen, shtetasi S.Z ka braktisur automjetin në Krahës, duke i lënë policisë pusullën në makinë.
Megjithë kontrollin e ushtruar në zonë 25-vjeçari nuk është kapur dot, ndërsa policia sekuestroi automjetin. /tesheshi.com/