Rusia ka humbur 3 me 0 ndaj Galles dje dhe trajneri i kombëtares ruse ka pranuar fajet e tij.
Leonid Slutsky deklaroi dorëheqjen direkt pas eliminimit nga Euro 2016, duke kërkuar falje ndaj tifozëve për paraqitjen në europian.
“Federata duhet të kërkojë një trajner të ri për Botërorin 2018. E vetmja gjë që mund të bëj është që të kërkoj falje ndaj tifozëve që na kanë mbështetur. Na vjen shumë keq sepse nuk arritëm të plotësonim asnjë pritshmëri duke u larguar me kokën ulur nga europiani”, deklaroi Slutsky.
Sipas tij, skuadra zhgënjeu në organizim sepse nuk ka qenë asnjëherë e ekuilibruar. /tesheshi.com/