Izraeli që rrahu Shqipërinë pak ditë më parë, eliminoi dhe Irlandën në kualifikueset shtesë për Kampionatin Evropian 2023, i cili do të mbahet në Rumani dhe Gjeorgji.
Ndeshja shkoi në shtesë dhe më pas në penallti, në të cilat triumfuan hebrenjtë.
Dhe, gjatë shtesës së dytë u pa një skenë e pazakontë. Konkretisht, trajneri vendas Guy Luzon goditi me shuplakë lojtarin e tij Ziv Morgan, pas së cilës ka tentuar të justifikohet para publikut.
Luzon ngjan i zemëruar me të riun teksa e godet.
אימון מתקדם pic.twitter.com/LhNuiy31QM
— ouriel daskal 🏳️🌈 (@odaskal) September 27, 2022
Por ai dha një tjetër version: “E përkëdhela. Nuk ishte shuplakë…”, tha ai në konferencën për shtyp dhe shtoi:
“Mund t’i them çdo gjë që dua lojtarit tim…Le të vazhdojmë.” /tesheshi.com/