Tragjedia e Genova-s, ku si pasojë e shembjes së urës “Morandi”, kanë vdekur mbi 40 vetë, ka bërë që të jetë në diskutim zhvillimi i takimeve të javës së parë të Seria A, që starton në fundjavë.
Të paktën dy prej tyre, Sampdoria-Fiorentina dhe Milan-Genoa, pra me dy ekipet e qytetit nën zi, janë shtyrë.
Por mendohet se mund të shtyhen dhe të tjerat në bllok, pra e gjithë java. Është Federata italiane ajo që duhet të vendosë për shtyrjen ose jo të të gjithë startit të kampionatit. /tesheshi.com/