Një tragjedi shqiptare ka tronditur Greqinë. Një familje e tërë u shua nga një ekzekutim makabër, ngjarje e ndodhur në Andravidë.
Dy fëmijë të vegjël, babai dhe nëna e tyre janë gjetur të vdekur, pasi një dorë jua ka marrë jetën mizorisht.
Informacionet e para nga mediat lokale raaportuan se babai vrau gruan, dy fëmijët e vegjël dhe më pas u vetëvra.
Megjithatë, burime të tjera policore thanë se për krimin dyshohej ish-bashkëshorti i gruas, i cili vrau çiftin dhe dy fëmijët e tyre të vegjël, 1 dhe 2 vjeç, duke lënë të gjallë të tijin, rreth 11 vjeç, i cili ishte fëmijë i martesës së tij të mëparshme me viktimën.
Vendasit raportuan se fëmija më i madh i familjes nuk ishte në shtëpi kur ndodhi vrasja. Por ishte ai që gjeti në shtëpi vëllezërit e tij të vegjël dhe nënën e tij të gjakosur.
Në oborrin e shtëpisë, bashkëshortët u gjetën në një pellg gjaku, ku burri kishte një thikë në qafë.
Të gjithë anëtarët e familjes ishin shtetas shqiptarë. /tesheshi.com/