Një avion A 320 i kompanisë Germanwings, pjesë e grupit Lufthansa, është rrëzuar në jug të Francës, mes Barcelonnette dhe Digne, në Alpet e Alta Provencës. Policia ka bërë me dije se avioni ishte nisur nga Barcelona dhe kishte si destinacion Duseldorfin, në Gjermani.
Sipas të përditshmes lokale “La Provence”, e cila citon punonjësit e kompanisë ajrore, në avion udhëtonin 142 pasagjerë, dy pilotë dhe katër anëtarë të ekuipazhit. “Le Figaro” shton se avioni është zhduhur nga radari rreth orës 11:20, ndërsa ka qenë duke fluturuar në zonën e Barcelonnette. Moti nuk paraqiste kushte të paparashikueshme.
Gjendet avioni
Dy helikopterë të policisë dhe ushtrisë franceze kanë bërë me dije se kanë mundur të dallojnë helikopterin, i cili ka rënë në Prads-Haute-Ble’one, mes Digne-les-Bains e Barcelonnette. Lajmi është bërë i ditur nga radio “Europe 1”.
Qeveria franceze
“Shkaku i kësaj tragjedie, për momentin është i panjohur”, – ka thënë Manuel Valls, i cili ka shtuar se me shumë mundësi, të gjithë personat që kanë qenë në bordin e avionit, kanë nderuar jetë./tesheshi.com/