Një aeroplan pasagjerësh i American Airlines u përplas në ajër me një helikopter ushtarak amerikan Black Hawk pranë aeroportit kombëtar “Reagan” në Uashington dhe më pas u rrëzua në lumin Potomac, raporton Reuters.
Breaking news: A military helicopter and a regional aircraft from Kansas collided near Reagan National Airport, drawing a large emergency response near D.C. Roughly 60 people were aboard the aircraft, officials said.
Follow live updates: https://t.co/m9zViS12Ia pic.twitter.com/f6oBtLzkGU
— The Washington Post (@washingtonpost) January 30, 2025
CBS News raportoi se të paktën 18 trupa janë gjetur deri më tani, duke cituar një zyrtar policor. Dy burime i thanë Reuters se trupa të shumtë ishin nxjerrë nga uji.
Senatori Ted Cruz i Teksasit postoi në mediat sociale: “Ne e dimë se ka vdekje”, por nuk specifikoi se sa.
Rrjeti televiziv NBC raportoi më parë se të paktën dy trupa janë nxjerrë nga lumi Potomac deri më tani dhe se katër persona janë nxjerrë të gjallë nga lumi. Washington Post, megjithatë, më vonë raportoi, duke cituar burime, se trupa të shumtë ishin nxjerrë nga uji, por se asnjë të mbijetuar nuk ishte gjetur deri më tani.
There is now an active rescue operation underway at the Potomac River in Washington D.C. after a passenger plane operated by American Airlines collided midair with a Black Hawk helicopter while trying to land. CBS News' @krisvancleave reports that this is the first commercial… pic.twitter.com/wBodTGwqZH
— CBS News (@CBSNews) January 30, 2025
Në bordin e avionit ndodheshin 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit.
Administrata Federale e Aviacionit të SHBA (FAA) njoftoi se një aeroplan rajonal i PSA Airlines u përplas në ajër me një helikopter Black Hawk teksa po i afrohej aeroportit “Reagan”.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth njoftoi se ushtria amerikane dhe Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së kishin nisur menjëherë një hetim. Në një postim në X, Hegseth e përshkroi aksidentin si “absolutisht tragjik” dhe tha se “kërkimet dhe shpëtimi janë ende në vazhdim”.
Heather Chairez, shefja e medias për Task Forcën e Përbashkët të SHBA-së në Rajonin e Kryeqytetit, tha se helikopteri ushtarak i përfshirë në përplasjen më herët sonte ishte në një fluturim stërvitor.
Në një deklaratë të ndarë nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth në X, Chairez tha se helikopteri ishte “një helikopter ushtarak UH-60 nga Bravo Company, Batalioni i 12-të i Aviacionit, Baza e Forcave Ajrore Davison, Fort Belvoir”.
PSA operoi fluturimin 5342 për American Airlines, i cili u nis nga Wichita, Kansas.
Kritika e Trump për kontrollin e trafikut ajror
Presidenti amerikan Donald Trump fillimisht njoftoi në një deklaratë zyrtare se ishte “i informuar plotësisht” dhe tha “Zoti i bekoftë shpirtrat” e të gjitha viktimave, raporton AFP.
Por më pak se katër orë pas katastrofës – dhe ndërsa zyrtarë të tjerë po theksonin se si po prisnin nisjen e një hetimi – ai shkoi në mediat sociale për të kritikuar kontrollin e trafikut ajror.
“Aeroplani ishte në një linjë të përsosur dhe rutinë afrimi drejt aeroportit. Helikopteri u nis drejt e drejt aeroplanit për një kohë të gjatë. Ishte një natë e pastër, dritat në aeroplan ishin ndezur”, shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth.
“Pse helikopteri nuk u ul, nuk u kthye? Pse kulla e kontrollit nuk i tha helikopterit se çfarë të bënte në vend që të pyeste nëse e panë aeroplanin? Kjo është një situatë e keqe që duket se mund të ishte parandaluar”
American Airlines njoftoi se në bordin e avionit ndodheshin 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit. Ushtria amerikane njoftoi se në helikopter ishin tre ushtarë.
Policia tha se agjenci të shumta u përfshinë në një operacion kërkimi dhe shpëtimi në lumin Potomac, i cili kufizohet me aeroportin. /tesheshi.com/