Toshiba ka prezantuar laptopin më të ri me sistemin Windows. Laptopi i ri Satellite Radius 12 është i konvertueshëm dhe specifikat e tij janë të jashtëzakonshme.
Toshiba ka thënë se ky është laptopi i parë me ekran të konvertueshëm 12-inç Ultra HD 4K.
Radius 12 do të ketë rezolucion Full HD (1920×1080 pixels) ose 4K (3840×2160 pixels). Ai do të operojë me procesorin Skylake të Intelit që do të jetë Core i7 dhe do të ketë 8 gigabajt RAM memorie./tesheshi.com/