Fabio Cannavaro, ish-futbollist i Juventusit, Realit të Madridit dhe ish-kapiten i Italisë kampion bote në vitin 2006, është dënuar me 10 muaj burg pasi ka ndërhyrë në një operacion të policisë në shtëpinë e tij në Napoli, njofton e përditshmja ‘The Guardian’.
41-vjeçari nuk iu bind urdhërit për të qëndruar larg banesës së tij që po hetohet si ndërtim pa leje nga zyrtarët. Fabio së bashku me vëllain e tij, Paolo Cannavaro, i cili luan me Sassuolon në Serinë A, shkoi për t’u larë në pishinën e shtëpisë së tij, duke injoruar faktin që shtëpia i është sekuestruar dhe nuk i lejohej hyrja.
Fabio Cannavaro e ka apeluar dënimin dhe kjo do të thotë që dënimi shtyhet në pritje të vendimit të apelit.
Vila e fituesit të Topit të Artë është konfiskuar pasi nuk ka marrë lejen e ndërtimit nga autoritetet lokale, për disa punime shtesë në oborr. /tesheshi.com/