Ish-kryeministri britanik nuk e ka përjashtuar një kthim të tij në politikë gjatë një interviste për revistën Esquire.
Blair i pohoi revistës se mbetej një çështje e hapur roli i tij i ardhshëm.
“Nuk e di nëse ka një rol për mua. Ka një cak për çfarë mund të them tani mbi pozitën time. A ndjehem i fuqishëm rreth saj (politikës)? Po! A jam i motivuar prej saj? Po! Ku shkoj nga këtu? Çfarë bëj saktësisht? Kjo është një çështje e hapur.”
Ish-kryeministri 63-vjeçar tha se po përpiqej të gjente një rol politik për ta ndihmuar partinë e tij laburiste të bëhej e zgjedhshme.
Tony Blair do të fitonte tre zgjedhje të njëpasnjëshme të përgjithshme në Britani nga 1997-a e këtej si udhëheqës i laburistëve, por imazhi i tij u dëmtua rëndë me protagonizmin e treguar në futjen e Britanisë në luftën e Irakut në vitin 2003.
Laburistët janë zhvendosur fort majtas me Jeremy Corbyn-in në krye, por Blair thotë se centristët duhet të luftojnë për t’u kthyer, edhe pse e pranon se ndaj politikës së tij ka patur një reagim të madh.
Megjithatë, reputacioni i Blair-it është i ulët në Britani, si për mënyrën si ai i ka bërë paratë, ashtu dhe për rolin në luftën e Irakut. /tesheshi.com/