Një tjetër tragjedi në brigjet që lagin Turqinë. 8 emigrantë, mes së cilëve 6 fëmijë, kanë ndërruar jetë gjatë përmbytjes së varkës në të cilën ata po lundronin.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Izmirit, në detin Egje. Lajmi është raportuar nga agjencia e lajmeve turke DHA, ndërsa rojet bregdetare flasin për 12 persona të humbur.
Më pak se 24 orë më parë në detin Egje një tjetër varkë e mbushur me emigrantë u përmbyt duke çuar në mbytjen e 5 të rriturve dhe 5 fëmijëve./tesheshi.com/