Nr.2 i qeverisë italiane, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes 5 Yje, Luigi Di Maio tha një herë se politika franceze në Afrikë po shkakton varfërinë dhe emigrimin që kërcënon kontinentin, e kjo ndodhi disa orë pasi Franca thirri për një sqarim ambasadorin italian në Paris për këto pretendime.
“Franca është një nga ato shtete që me shtypjen e parave për 14 vendet afrikane pengon zhvillimin e tyre ekonomik dhe kontribuon në faktin se emigrantët janë lënë ose vdesin në det, ose të mbërrijë në brigjet tona”, ka thënë Di Maio.
Ai foli për frangën AQF, një monedhë e përdorur në 14 vende të Afrikës perëndimore dhe qendrore, e cila ka një normë fikse të këmbimit të lidhur me euron, një garantues nga Banka Qendrore franceze.
Di Maio gjithashtu tha se Bashkimi Evropian duhet “të trajtojë çështjen e dekolonizimit të Afrikës” dhe e akuzoi Francën se po vijon të trajtojë një numër vendesh afrikane si shtete vasale.
Gjatë fundjavës, Di Maio tha se “po pushoi së qeni hipokrit duke folur vetëm për pasojat e migrimit” dhe vendosi “të fliste për shkaqet e tij”.
“BE duhet të sanksionojë ato vende si Franca që çojnë në varfërimin e vendeve afrikane dhe shkakton eksode të njerëzve”, theksoi Di Maio.
“Në qoftë se Franca nuk do kishte kolonitë e saj afrikane, ajo do të jetë ekonomia e 15 në botë. E ajo është ndër të parat vetëm për shkak të pranisë së saj në Afrikë”, tha lideri i populistëve të majtë në Itali.
Prej kohësh, për shkak të emigrantëve, Roma e Parisi po përplasen ashpër. Shkak është gjuha e populistëve që kanë marrë qeverisjen në Itali, si nga ekstremi i djathtë e si nga i majti, të cilët kanë shënjestruar Francën në akuzat e tyre. /tesheshi.com/