Policia në Surrey, në Angli ka arrestuar 27 emigrantë klandestinë që u gjetën në një kamion me targa italiane, duke u shpëtuar edhe jetën. Automjeti kishte ndaluar në një pikë karburanti në qytetin Cobham, e në pranga ka rënë edhe shoferi italian i kamionit friforiferik.
Në vendngjarje janë thirrur menjëherë edhe ambulancat për të dhënë shërbim mjekësor për emigrantët, të cilët sidoqoftë, janë arrestuar për hyrje të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.
Në kamion raportohet se kanë qenë irakenë dhe iranianë. Grupi prej 27 personash, pjesa më e madhe të rinj, përbëhej edhe nga disa qytetarë vietnamezë e sirianë. Të gjithë janë transferuar në qendrat e ndalimit të emigrantëve ku do të merren edhe në pyetje. /tesheshi.com/