Pas përplasjes Bushati – Zheji, vjen kjo e radhës, Bushati – Çili. Një shkrimi i fundit i administratorit të UET-it e pronarit të MAPO-s gjithashtu, nëpërmjet së cilit jepte mbështetje për disa reforma të qeverisë “Rama”, ka bërë që ndaj tij të shfaqen disa reagime në shtyp nga disa “pena” të njohura anti-Rama.
Në fillim ishte Zheji, e më pas Andi Bushati, të cilit Henri Çili i ka rezervuar një shkrim polemist, pasi është akuzuar prej tij si inkoherent në qëndrime politike – duke aluduar pra se deri dje mbante kahjen e Berishës, e sot atë të Ramës.
Por Çili pretendon në shkrimin e tij se koherenca duhet vlerësuar në raport me idetë e jo me personin.
Sipas Çilit, ai ka qenë gjithmonë koherent me idetë e tij liberaliste dhe anti-etatiste, duke sjellë shembull dhe disa shkrime kritike ndaj qeverisjes së Berishës vite më parë.
Sakaq, Çili e ka quajtur Bushatin një moralist pa vepr dhe një individ që nuk posedon asnjë specialitet. /tesheshi.com/