Një tren i shpejtësisë së lartë ka dalë nga shinat në qytetin lindor të Francës, Strasburg, duke lënë si pasojë të pajton shtatë persona të vdekur. Lajmi është konfirmuar nga policia vendase.
Ngjarja ndodhi gjatë testimi në qytetin Eckwersheim në linjën e re Paris-Strasbourg. BBC raporton se treni nuk ishte në kushte të mira teknike. Personat e plagosur janë dërguar në spital nëpërmjet disa helikopterëve.
Agjencia e lajmeve AFP bën me dije se ngjarja ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së lartë. Fotografitë tregojnë për një nga vagonët e trenit të zhytur në një fushë të mbushur me ujë, ndërsa ka dalë tërësisht nga shinat.
Ekipet e shpëtimit, përfshirë edhe polumbarët po punojnë në vendngjarje. Sipas raportimeve, linja e shpejtësisë së lartë Paris-Strasbourg ishte planifikuar të hapej vitin e ardhshëm.
Mediat franceze raportojnë se sekretari i transporteve Alain Vidalies dhe ministri i ekologjisë Segolene Royal do të vizitojnë vendngjarjen./tesheshi.com/