Një tjetër messazh i hidhur amerikan është përcjellë për kryeminstrin Kurti, pikërisht nga i dërguari Escobar.
Nga Dubrovniku, duke folur për situatën e fundit në Kosovë dhe raportet me Serbinë, ai tha se beson që zgjidhja
më e mirë për dalje nga kriza është pranimi i planit trepikësh të prezantuar nga Bashkimi Evropian.
“Kemi indikatorë pozitivë që presidenti Vuciç është i gatshëm ta pranojë atë, por që kryeministri Kurti ka nevojë edhe pak që të bindet”, është shprehur Escobar, duke shtuar më tej:
“Pasojat nuk janë masa ndëshkuese, por ka mundësi të humbura nga të dyja palët, nëse refuzojnë propozimet për krizën e tanishme. Partneriteti ynë me Kosovën është me qytetarët e saj, jo me parti ose figura politike. Angazhimi ynë në KFOR dhe investimi për të ardhmen e Kosovës mbetet i fuqishëm”, tha Escobar.
Pra dhe kësaj radhe, amerikanët potencojnë Kosovën e jo udhëheqësin e saj si partner, ndaj të cilit janë kritik. /tesheshi.com/